Treguesi i besimit në ekonomi e nis me rënie vitin 2024

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas Bankës së Shqipërisë, rënia e TNE-së këtë muaj u ndikua kryesisht nga rënia e besimit në sektorin e ndërtimit dhe të shërbimeve. Në një masë më të vogël ndikoi edhe rënia e besimit konsumator. Nga ana tjetër, besimi në sektorët e industrisë dhe të tregtisë shënuan rritje në muajin janar. Megjithatë, niveli aktual i TNE-së qëndron 7.6 pikë përqindje mbi mesataren historike.

Treguesi i besimit në ndërtim ra me 8.6 pikë përqindje në janar. Rënia u përcaktua kryesisht nga vlerësimet në rënie për aktivitetin aktual ndërtues. Vlerësimi për nivelin e porosive regjistroi rënie, por në masë më të ulët. Gjithashtu, pritjet për punësimin dhe çmimet që do të vendosin në të ardhmen kanë regjistruar rënie. Megjithatë, niveli i tij vijon të qëndrojë ndjeshëm mbi mesataren historike, me rreth 18 pikë.

Treguesi i besimit në shërbime ra me 5.2 pikë përqindje në janar. Në rënie kontribuuan vlerësimet më pak optimiste të bizneseve si për ecurinë aktuale të aktivitetit të tyre, si edhe për nivelin aktual të kërkesës. Gjithashtu, pritjet për kërkesën, nivelin e punësimit dhe ecurinë e çmimeve në të ardhmen vlerësohen në rënie nga këto biznese. Niveli i treguesit aktualisht qëndron 8.1 pikë përqindje mbi mesataren historike.

Treguesi i besimit të industrisë u rrit me 4 pikë përqindje në muajin janar. Niveli i këtij treguesi qëndron aktualisht 9 pikë përqindje mbi mesataren historike. Bizneset e industrisë u shprehën më optimiste lidhur me kontratat porositëse nga eksportet dhe gjendjen e prodhimit industrial aktual. Pritjet e bizneseve të industrisë për prodhimin dhe punësimin në të ardhmen regjistruan një rritje të lehtë. Pritjet për çmimet e produkteve që do të prodhojnë në të ardhmen janë vlerësuar me rënie këtë muaj.

Lexo edhe :  Shifrat, bankat kanë dhënë 4 mld euro kredi për banesa ose pasuri të paluajtshme

Treguesi i besimit në tregti u rrit me 4.9 pikë përqindje në muajin janar. Në rritjen mujore ndikoi kryesisht vlerësimi më optimist i bizneseve për ecurinë aktuale të biznesit të tyre. Pritjet për punësimin në të ardhmen regjistruan gjithashtu rritje të lehtë. Pritjet për çmimet në të ardhmen u vlerësuan me rënie. Aktualisht, niveli i treguesit qëndron rreth 12 pikë përqindje mbi mesataren historike.

Treguesi i besimit konsumator regjistroi një rënie të lehtë me 0.9 pikë përqindje në muajin janar, duke zbritur afër nivelit të mesatares historike. Konsumatorët vlerësuan me rënie situatën e tyre financiare dhe situatën ekonomike të vendit në të ardhmen. Nga ana tjetër, vlerësimi i tyre për blerjet në shuma të mëdha u rrit lehtë në muajin janar./ Revista “Monitor”

Të fundit

Tjetër vatër zjarri në Vlorë, flakët përfshijnë zonën e Jallisë së Nartës

Regjistrohet një tjetër vatër zjarri në Vlorë në këto momente. Sipas burimeve për A2 CNN, zjarri ka rënë në zonën...

Kush është Rudenc Myrte, polici që fuste drogë e sende të paligjshme në qeli

Personi në foto është Rudenc Myrte, polici i burgut të Drenovës i cili u arrestua ditën e sotme si person i dyshuar që fuste...

Pse SHBA nuk sjell ambasador në Shqipëri? Ish-zyrtari i DASH: Është fatkeqësi…

Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka komentuar mungesën e ambasadorëve të SHBA-së në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, duke e cilësuar këtë si një...

“10 mijë vota nuk janë gabim njerëzor”, Kalaja: Jemi bërë tabelë qitje

Kandidati demokrat në qarkun e Durrësit, Aulon Kalaja ishte i ftuar në Debat në A2 CNN ku komentoi procesin e rinumërimit të votave për...

Barcelona i merr mesfushorin Arsenalit dhe e bën falas!

Barcelona vazhdon të kërkojë mënyra inteligjente për të forcuar skuadrën për sezonin e ri. Drejtuesit katalanas i kanë vënë syrin një lojtari me përvojë...

Lajme të tjera

Web TV