Shqetësime për lirinë e medias në Kosovë/ Ndryshimi i ligjit shihet me dyshime

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i AGK-së, thotë se me ndryshimet e propozuara, partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje po synon të shtrijë ndikimin e saj mbi mediat.

“Ndryshimet që parashihen në këtë ligj të ri janë drastike dhe ndikojnë në punën e mediave online pasi që parashihet që Komisioni i Pavarur i Mediave t’i kontrollojë ato nëpërmjet licencimit dhe shpërndarjes së gjobave në rast të thyerjes së kodit, kjo për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, komunitetin është e papranueshme sepse është tendencë e qartë e Qeverisë Kurti për të vënë nën kontroll mediat online”- tha DEK Xhemajl Rexha, kryetar i AGK-së.

Shqetësuese për gazetarët është edhe shtimi i numrit të anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave, pasi konsiderohet si qeveria synon ta plotësojë këtë numër me personat e afërt me të. AGK dhe shoqëria civile kërkojnë që të përfshihen në diskutimet për ndryshimet e këtij ligji i cili tashmë ka marrë miratimin e Qeverisë dhe ka shkuar për shqyrtim në Kuvend.

“Ne me të vërtetë jemi të shqetësuar për projektligjin por jemi të përkushtuar të punojmë me Qeverinë dhe parlamentin e Kosovës në mënyrë që ta përmirësojmë draftin aktual dhe të sigurojmë që nuk krijohet asnjë pengesë për mediat dhe punën e tyre”– tha DEK Flutura Kusari, Juriste e medias.

Për shqetësimet e ngritura, kryetari i komision parlamentar për media, Valon Ramadani nga Lëvizja Vetëvendosje, thotë se nuk qëndrojnë.

“Ato që janë prej direktivës ose janë përafrim me Bashkimin Evropian, në këtë rast kanë punuar dy ekspertë që e kanë propozuar brenda kornizës së Bashkimit Evropian, duhet që të ndihmojmë të gjitha palët e jo të paragjykojmë se Qeveria e paska pru një ligj që do t’i kapë mediat që në fakt nuk qëndron”- u shpreh DEK Valon Ramadani, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje.

Lexo edhe :  “Rri pranë meje, mos u ndaj as një sekondë”/ Gjenocidi në Srebrenicë në sytë e një fëmije

Me këtë ndryshim, Komisioni i Pavarur i Mediave që kontrollon përmbajtjen audio-vizuale të mediave merr përsipër edhe kontrollimin e mediave online. Për përmbajtjet e publikuara që bien ndesh me Kodin e Etikës, parashihen gjoba deri në 40 mijë euro. Ndryshimet e këtij ligji pritet të diskutohen në Kuvendin e Kosovës javët në vazhdim./O.S

Të fundit

Akti heroik i kapitenit të anijes/ Shkodra përulet për Arben Anamalin

Akti i heroik i kapitenit Arben Anamali nuk ka lartësuar vetëm emrin e tij dhe vlerat e humanizmit njerëzor,...

‘Po presin për revolucion imagjinar!’/ Deputetët e PD i urrejnë dhe në lagjet e tyre

Myslim Murrizi ka “uruar” për fillimin e pushimeve, drejtuesit e Partisë Demokratike. Sipas tij, në shtator ata di rikthehen në Kuvend e do bëjnë shou,...

Sezoni turistik me sfida/ DHAT kërkon zgjidhje për ujin, mbetjet dhe fuqinë punëtore

Dhoma Amerikane e Tregtisë përmes një deklarate adreson problematikat e sezonit turistik në Shqipëri i cili ndodhet në pikun e tij. DHAT rendit si shqetësime...

Dorëheqje të shumta në bashkinë e Durrësit, largohen kryetarë të njësive administrative

Një valë dorëheqjesh ka përfshirë Bashkinë e Durrësit, ku drejtues kryesorë të drejtorive dhe kryetarët e njësive administrative kanë paraqitur dorëheqjet e tyre. Lëvizja vjen...

Vapa vdekjeprurëse në Evropë/ Ja sa jetë mori i nxehti ekstrem

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Evropën që nga java e kaluar vlerësohet të ketë shkaktuar rreth 2.300 vdekje, sipas një studimi të...

Lajme të tjera

Web TV