“Është një luftëtar”, Kledi Kadiu emocionohet teksa flet për sëmundjen e të birit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një tjetër rrëfim prekës na vjen nga studio italiane e emisionit “Verissimo”, ku koreografi i njohur shqiptar Kledi Kadiu ka folur për një aspekt të jetës së tij, të cilin nuk e ka pasur problem ta flasë shpesh në media. Familja është gjëja më e shtrenjtë, e sidomos kur vjen fjala tek fëmijët dhe shëndeti i tyre, çdo gjëje tjetër i zbehet rëndësia.

Kledi Kadiu që prej lindjes së të birit e ka folur hapur sëmundjen që i mundon shëndetin djalit të tij, Gabrielit. Ai u diagnostikua me meningoencefalit, pak çaste pas lindjes. E vështirë sigurisht, por që balerinit të njohur i ka dhënë më tepër forcë për të jetuar jetën në mënyrën se si vjen.

“Do të jetë sigurisht një rrugëtim i gjatë, por ne jemi të kënaqur. Po bëjmë hapa të vegjël përpara. Gabrieli është i vendosur, një luftëtar, si unë. Ai po më mëson të marr jetën ashtu siç vjen, të përveshë mëngët dhe të shikojë gjithmonë përpara. Është e kotë të fokusohesh në gjëra nga e kaluara që nuk japin rezultat”, është shprehur balerini, duke i shpjeguar moderatores Silvia Toffani se si ka ndryshuar jeta e tij pas diagnozës së të birit.

Sëmundja e Meningoencefalitit prek shtresat mbrojtëse që veshin trurin. Ajo shkaktohet nga bakteri i veçantë, meningoku dhe shoqërohet me temperaturë, vjellje dhe dhimbje të forta koka./E.Ç

Të fundit

Avioni i Vuçiç bën ulje emergjente, mund të mos mbërrijë në Moskë

Aeroplani i presidentit serb Aleksandër Vuçiç, i cili u nis për në Moskë për të marrë pjesë në Paradën...

Shqiptarët tremben nga bankat, kërkojnë borxh tek të afërmit

Familjet shqiptare parapëlqejnë të marrin lekë për nevojat e tyre tek të afërmit, më shumë se sa te bankat. Më këtë përfundim del një sondazh...

Ushtria e Kosovës po vjen për të ndihmuar në kërkime për Ardit Beshirin!

Prej pesë ditësh vijojnë kërkimet intensive për Ardit Beshirin, 29-vjeçarin që u zhduk nën një masiv dheu ndërsa punonte me eskavator në një fabrikë...

Shqiptari shiste kokainë në zonën e gangsterëve në Liverpool, dënohet me 3 vite burg

Një 18-vjeçar shqiptar është dënuar me më shumë se tre vite burg pasi u dënua për vepra posedim dhe shpërndarje kanabisi në Suffolk dhe...

Moment paniku, senatores në Florida i bie të fikët në mes të konferencës

Senatorja e shtetit të Floridës, Lleana Garcia, ra pa ndjenja gjatë një konference për shtyp të organizuar nga Guvernatori Ron DeSantis të martën. Ndërsa Garcia...

Lajme të tjera

Web TV