Frika nga fruthi/ Rriten kërkesat për vaksinim gjatë dy javëve të fundit në Berat

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Numri i rasteve me fruth në Shqipëri ka rritur mjaft interesimin e prindërve në Berat, për të vaksinuar fëmijët e tyre. Edhe pse vaksinat kanë qenë të pranishme në çdo kohë pranë Qendrave Shëndetësore në qytetin e Beratit, vitet e fundit ka pasur mjaft defiçite për faktin se prindërit kanë qenë skeptik për këtë vaksinë. Me gjithë propagandën e bërë nga punonjësit e shëndetësisë për vaksinimin, prindërit nuk kanë pranuar t’i vaksinojnë fëmijët nga fruthi, duke pasur frikën e autizmit. Por pas daljes së rasteve të reja me fruth në Shqipëri është rritur edhe interesimi i tyre për vaksinimi.

Eva Picinane, Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore Nr.2 në lagjen “30 Vjetori”, qendra me numrin më të madh të banorëve në Berat, ka deklaruar se, procesi i vaksinimit ka qenë i rregullt gjatë gjithë kohës dhe vaksina e fruthit ka qenë e pranishme në të gjitha periudhat por vetëm gjatë 2-javëve të fundit është vënë re një shtim i interesimit nga ana e prindërve për vaksinimin e fëmijëve të tyre me vaksinën e fruthit. Ajo ka deklaruar edhe shifrat e vaksinimit gjatë dy javëve të fundit. “Janë vaksinuar 15 fëmijë nga 0-1 vjeç (të prapambetur), fëmijë të cilëve ju është shtytur vaksina për disa muaj dhe për grupmoshat 5-vjeç, që tashmë kanë periudhën e dytë të vaksinimit të fruthit, kemi një defiçit prej 17 fëmijësh, prej të cilëve janë vaksinuar deri më tani vetëm 5 prej tyre. Kërkesat për vaksinim nga fruthi janë shtuar por rastet e sëmundshmërisë në Berat janë “zero””-, pohon mjekja Picinane, e cila shpjegon edhe shkaqet e vonesave.

“Ishte pikërisht periudha e Covidit, kur fëmijët abandonuan kopshtet e çerdhet, dhe me gjithë propagandën e bërë nga ne prindërit nuk kanë pranuar t’i vaksinojnë fëmijët nga fruthi, duke pasur frikën e autizmit, ndërkohë që çdo refuzim i tyre është shoqëruar me deklaratë nga ana e vetë prindërve. Pas daljes së rasteve të reja me fruth në Shqipëri është rritur edhe interesimi i prindërve për vaksinimin, ndërkohë që për këtë janë mobilizuar kopshtet, çerdhet e shkollat që kanë eveidentuar rastet e pavaksinuara, pasi ata mund të përbëjnë problem serioz për pjesën tjetër të shëndoshë e të vaksinuar të fëmijëve”, -ka thënë ajo.

Lexo edhe :  Pandemia e ardhshme, po zhvillohet një terapi universale antivirale

Me gjithë kërkesat në rritje për vaksinimin nga fruthi, në Berat konfirmohet se deri më tani nuk ka asnjë rast të prekur. Sipas të dhënave të marra edhe në qendrat e tjera shëndetësore në qytet, mësohet se procesi i vaksinimit po vijon, edhe pse ka defiçite të mëdha./O.S

Të fundit

Sudan/ Rrëshqitje dheu në Darfur, mbi 1000 të vdekur, vetëm 1 i mbijetuar

Sipas grupit rebel Lëvizja/Ushtria Çlirimtare e Sudanit (Sudan Liberation Movement/Army), një rrëshqitje dheu «shkatërruese» ka vrarë të paktën 1.000 persona...

Kursi i këmbimit, e martë 2 shtator 2025

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 82.5 lekë dhe do të shitet me 83.8 lekë. Euro do të...

Kapitullimi i Japonisë dhe fundi i Luftës së Dytë Botërore

Më 2 shtator 1945, në bordin e aeroplanmbajtëses amerikane USS Missouri, e ankoruar në Gjirin e Tokios, ndodhi një nga momentet më të rëndësishme...

Orë me diell e temperatura të larta/ Rikthehet vera në shtator

Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e motit të kthjellët me temperatura të larta dhe orë me diell. Era do të...

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili u shpall "i përmbyllur" nga...

Lajme të tjera

Web TV