Gjenerali sfidon Zelenskyn: Luftë e ashpër për pushtet në Kiev

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zelenksy i ka kërkuar dorëheqjen gjeneralit, vetëm për t`u përballur me refuzimin e tij. Ndërkohë nuk ka informacione dhe as një dekret zyrtar për arsyet e një dorëheqjeje. Shtypi ukrainas ishte bazuar në burime anonime në përcjelljen e këtij lajmi. Zyra e presidentit në një njoftim të fundit sqaron se Zalushnij nuk është liruar nga detyra. Në rrjetet sociale sakaq shpërtheu një valë solidariteti me gjeneralin e kthyer me sa duket, në një rival të kreut të shtetit.

Zalushnij konsiderohet gjenerali më i rëndësishëm i Ukrainës që lufton kundër invazionit rus prej gati dy vitesh tashmë. Sipas Reuters, megjithatë, Qeveria ukrainase e kishte njoftuar Shtëpinë e Bardhë të premten se po planifikon ta shkarkojë komandantin kryesore të ushtrisë, i cili është udhëheqës i luftës kundër forcave pushtuese ruse. Gjenerali i hekurt, siç njihet ndryshe, ka pasur një sërë mosmarrëveshjesh me Zelenksyn. Spekulimet për përçarje në marrëdhënien e tyre u shfaqën që në 2022-shin, me në sfond sipas disa zërave, xhelozinë politike të presidentit apo rrethit të tij ndaj gjeneralit popullor.

Zelensky tentoi ti fashiste asokohe dyshimet duke publikuar foto të përbashkëta me Zalushnij. Por nëntorin e vitit 2023, dallimet në qëndrimet e tyre u bënë publike kur në një artikull për revistën Economist Zalushnij bëri të ditur kalimin në luftë llogoresh, jo ofensivë dhe pranoi se kundërofensiva e Ukrainës ndaj Rusisë nuk pati sukses.

Zelensky e kundërshtoi dhe tha se nuk ka situatë pati në front, çka bëri që konflikti mes tyre të shfaqej hapur. Sipas disa të dhënave, gjenerali ka ambicie të fshehta për postin e presidentit çka bën që Zelensky ta shohë si rival potencial politik, por publikisht Zalushnij nuk ka folur asnjëherë për një gjë të tillë./O.S

Të fundit

Benfica befason Bayernin, portugezët e mbyllin si kryesues të grupit C

Benfica e Adrian Bajramit ka arritur të thyej mallkimin, teksa për herë në histori triumfon ndaj Bayernit. Portugezët mposhtën...

Parodia e ‘nenit Basha’: Kush mund ta sfidojë Sali Berishën?

Sali Berisha sot është në ditët më të këqija politikisht, e duket qartë se rënia e tij po vjen jo si një tërheqje dialektike...

Ilir Alimehmeti: KAS të mbajë përgjegjësi për votat ku është shprehur vullneti

Ilir Alimehmeti ishte i ftuar në Debat në A2 CNN, ku mes të tjerash komentoi dhe acarimin e deputetit socialist Erion Braçe, i cili...

“Trump ushtroi presion për të bërë marrëveshje, jo për rrëzim regjimi”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala, në studion e “Ditarit” me Andi Nurajn, në A2 CNN, deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ushtruan presion...

Pezeshkian shpall fundin e konfliktit: Lufta 12-ditore ka marrë fund! Ne rezistuam

Presidenti i Iranit, Masud Pezeshkian, ka njoftuar përfundimin e asaj që e cilësoi si “luftë 12-ditore të imponuar” nga Izraeli. Në një mesazh drejtuar kombit...

Lajme të tjera

Web TV