Pasi fshiu fotot ku shfaqej në ‘BBV3’, Olsi Bylykut ‘s’i del inati’ ndaj Top Channel

Një televotim i papritur u hap mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit të “Big Brother Vip” duke përfshirë të gjithë banorët, e kjo për shkak të rregullave që ishin thyer në shtëpi.

Nga ky televotim u largua përfundimisht nga gara Olsi Bylyku, reagimi i të cilit u bë viral në rrjet për shkak të habisë që u lexua në fytyrën e tij.

Pas daljes Olsi vendosi të fshijë gjithë fotot e postuara gjatë qëndrimit të tij në “BBVA3”.

Mirëpo përpos kësaj ai nuk ishte prezent as në “Fan Club” ditën e sotme.

Moderatorja Enxhi Nasufi tregoi se Olsi thjesht nuk u shfaq fare, duke mos u dhënë asnjë sqarim./e.t