Ç’të bësh kur partneri yt nuk do të ketë fëmijë?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

E fundit që foli hapur për këtë temë ishte Sofia Vergara, e cila pranoi se ndarja nga bashkëshorti i saj erdhi për këtë arsye: “Ai donte fëmijë, ndërsa unë jo”.

Po ç’të bësh nëse të ndodh të gjendesh në këtë situatë? Dr. Teresa Capparelli, psikoterapiste, ka folur për këtë temë në një deklaratë për Vogue dhe ka dhënë disa këshilla për ata që e kanë gjetur veten në këtë vështirësi.

Sipas Dr. Teresa, është e rëndësishme të flitet që në fillim për çështje kaq të rëndësishme sa ajo e të pasurit fëmijë. Sipas saj, një bisedë në fillime të lidhjes nuk lë shumë hapësira për debate më tej, për më tepër, mund të ekzistojë edhe mundësia që vendimi të ndyshojë me kalimin e kohës.

“Të duash apo jo fëmijë është një çështje shumë personale dhe delikate. Të dyja dëshirat janë të vlefshme sepse nuk ka një përgjigje universale dhe të drejtë për këtë temë. Por, në një marrëdhënie është e rëndësishme të kuptohet nga se vjen secili prej vendimeve, duke treguar mirëkuptim dhe duke pasur komunikim”, thekson Dr. Capparelli.

Sipas saj, nëse një prej partnerëve shpreh dëshirën për të mos pasur fëmijë, duhet kuptuar nga se vjen, nëse është prej frikës së stabilitetit, humbjes së lirisë, apo së shkuarës traumatike në njëfarë forme ndikuese. Mund të jetë edhe thjesht dëshirë e individit që përsëri meriton mirëkuptim dhe diskutim të qetë.

Edhe në të kundërt, ka gjasa që dëshira për fëmijë të vijë nga presioni social rreth personit në fjalë. Në çdo rast mirëkuptimi është çelësi.

A ka një mënyrë si mund të tejkalohet ky ngërç?

Lexo edhe :  Mozzik hap biznes surprizë, kujt ia dedikon këtë hap reperi, publikon pamjet

Këshillimi me terapist është një nga mënyrat më efektive për ta zgjidhur këtë problem.
Po ashtu vlen të përmendet se në këtë situatë ka shumë rëndësi sa hapësira negocimi ka mes dy partnerëve./E.Ç

Të fundit

Dhjetëra mijëra protestues pro Gazës në 40 qytete australiane dhe Danimarkë

Më shumë se 10 mijë njerëz morën pjesë në një demonstratë pro-palestineze në Kopenhagen, duke bërë thirrje për t’i...

Kushner paralajmëron Macron, letra që mund të tensionojë raportet SHBA-Francë

Charles Kushner, ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Francë, ka thyer heshtjen që nga mbërritja e tij në Paris në fillim të korrikut. E...

Fridrih Niçe, tragjedia e një mendimtari që sfidoi botën

Nga Leonard Veizi Në thellësitë e natës, kur yjet duken si pika shprese në errësirë, lindin shpeshherë shpirtrat që sfidojnë ligjësitë e botës. Këta njerëz...

E rëndë në Sarandë! 15-vjeçarja i jep fund jetës në banesë, ishte për pushime

Një ngjarje e rëndë dhe tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Çukë të Sarandës, ku një vajzë e mitur, vetëm 15 vjeçe,...

Viti i ri shkollor/ Rama: Nis shpërndarja e teksteve falas për 236 mijë nxënës

Nisjen sot të shpërndarjes së librave shkollorë FALAS për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin, një mbështetje e përvitshme e Qeverisë për fëmijët...

Lajme të tjera

Web TV