Fermerët spanjollë i bashkohen vendeve evropiane, bllokojn rrugët kundër kostove të larta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fermerët spanjollë bllokuan disa nga autostradat kryesore të vendit, duke u bashkuar me vendet e tjera evropiane që protestojnë kundër kostove të larta, burokracisë dhe konkurrencës nga vendet jo anëtare të BE-së. “Në të gjithë Bashkimin Evropian, ne kemi të njëjtat probleme”, i tha transmetuesit kombëtar TVE, Donaciano Dujo, nënkryetar i ASAJA, një nga shoqatat më të mëdha të fermerëve në Spanjë.

Edhe sindikata të tjera kishin bërë thirrje për protesta në të gjithë vendin nga Sevilja dhe Granada në jug deri në Girona pranë kufirit francez. Në Girona, traktorët mbanin pankarta ku shkruhej “Pa fermerë nuk ka ushqim”. Protestat janë përhapur edhe në Holandë duke ekspozuar zemërimin për importet e lira dhe kufizimet e vendosura nga BE për të luftuar ndryshimet klimatike.

Policia holandeze i bëri thirrje fermerëve që t’i jepnin fund demonstratave, pasi ata bllokuan autostradat midis Mastrihtit dhe Liezhit dhe u vunë zjarrin gomave. Videot në mediat sociale treguan goma të djegura në vende të ndryshme rreth Holandës.

Edhe në Itali fermerët nga rajone bujqësore si Toskana u drejtuan në jug drejt kryeqytetit, duke mbajtur flamurin italian dhe tabela me slogane duke përfshirë “Pa fermer, pa ushqim”.

“Pika kyçe është akciza për naftën, të cilën po mundohemi ta bllokojmë të paktën deri në vitin 2030. Ne Romë kërkojmë nga politikanët tanë të zgjidhin problemet tona. Të gjitha bizneset tona kanë nevoja të ndryshme, secili duhet të kultivojë produkte të ndryshme”, tha një fermer italian.

Ndërkaq në Gjermani dhe në Francë që u përfshin nga protestat për javë të tëra, fermerët janë tërhequr, por kanë deklaruar se lëvizja do të vijojë në plotësimin e kërkesave të tyre./O.S

Lexo edhe :  "Vorbulla zjarri" përfshijnë Spanjën, flakët kërcënojnë parkun e mbrojtur nga UNESCO

 

Të fundit

Tension mbi detin Baltik, dy avionë italianë ndjekin avionin rus

Për herë të parë që nga nisja e luftës në Ukrainë, dy avionë italianë F-35 u ngritën në qiell...

Policia nuk njeh Leonardo DiCaprion në Ibiza

Aktori amerikan Leonardo DiCaprio u përball me një moment të sikletshëm në Ibiza teksa policia nuk e njohu dhe e ndaloi për një kontroll. 50-vjeçar,...

Ministria e Mbrojtjes thirrje banorëve: Evakuohuni!

Prej ditësh Shqipëria po përballet me një situatë të pazakontë të zjarreve. Sipas raportimeve të fundit, 37 vatra zjarri janë aktive ku situata në...

Takimi i Alaskës, Zelensky: Putin po luan blofin

Ka përfunduar telefonata midis kreut të Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump dhe liderëve të Europës. Në përfundim të saj, Kancelari gjerman, Friedreich Merz ka...

Rashford rrëfen emocionet e para te Barça: Sfida ime e madhe

Marcus Rashford (27 vjeç) dëshiron të përfitojë sa më shumë nga huazimi te Barcelona për ta rilindur karrierën e tij, pas disa viteve të...

Lajme të tjera

Web TV