PS pranon propozimin e PD/ Do të lirohen të ndaluarit gjatë protestave të opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mazhoranca ka pranuar një amendament të propozuar nga deputeti Enkelejd Alibeaj në draftin për amnistinë penale.

“Duke pranuar këtë ndryshime përjashtohen nga ndjekja penale si dhe pushohen të gjitha çështjet penale në hetim, çështjet e pashqyrtuara ose në proces shqyrtimi nga gjykatat, si dhe për kallëzimet që ndodhen në këto organe, pavarësisht nga data e regjistrimit të tyre, për veprat penale të parashikuara nga nenet 150 “Shkatërrim i pronës ”, neni 236 “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik”, neni 237 “Goditje për shkak të detyrës” dhe neni 282 “Shkelja e rregullave te lëndëve plasëse, djegëse e radioaktive”, të parashikuara në paragrafin e parë, të Kodit Penal të kryera gjatë tubimeve apo protestave të organizuara nga data 01.10.2018 deri në datën 01.07.2020”.

Bëhet fjalë kështu për rreth 350 persona që gjatë këtyre viteve janë ndaluar në tubimet e organizuara nga opozita, apo që janë në ndjekje penale, të cilët me hyrjen në fuqi të këtij ligji për amnistinë, do të jenë tashme të lirë dhe pa ngarkesë penale./E.T

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV