Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Thuhet se princeshë Diana ka dashur të anulojë dasmën me mbretin Charles për këtë arsye

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për ceremoninë e tyre martesore ka folur gjithë bota, por duket se jo gjithçka ka qenë kaq e bukur dhe vanitoze, sidomos disa ditë pak para ceremonisë. Në librin e saj më të ri, “My mother and I”, të autores Ingrid Seward, autorja e biografisë së familjes mbretërore thotë se princesha Diana ndihej shumë e vetmuar dhe e izoluar para dasmës.

Në një paragraf nga botimi, të publikuar në Daily Mail është zbuluar një episod që ka ndodhur gjatë ditëlindjes së 21-të të Princit Andrew, ku Diana duhet të kërcente me princin Charles, asokohe. Por, ky i fundit e kishte refuzuar, duke u mbyllur në dhomë sepse ishte shumë i zënë me punë.

Elton John kishte performuar gjatë gjithë festës, ndërsa Charles e kaloi mbrëmjen duke punuar dhe duke u siguruar që të fliste me sa më shumë njerëz në telefon për çështje pune.

“Diana ishte e dëshpëruar. I fejuari i saj, princi Charles e kishte kaluar thuajse gjithë javën në Amerikë, e kur ishte momenti që t’i kushtonte vëmendje për të kërcyer dhe për të shijuar një çast bashkë në ditëlindje, ai zgjodhi të mbyllej në dhomë,” thuhet në fragment. “Duke u ndjerë e lodhur emocionalisht, Diana e ndjerë kërceu me një partner të rastit gjatë ditëlindjes,” vijon shpjegimi i situatës në libër.

Në libër, thuhet se Diana shkoi në shtëpinë e babait të saj në Northamptonshire në orën 5:30 të mëngjesit pas festës, duke u ndjerë “e shqetësuar, e zemëruar dhe nuk kishte ndërmend të kthehej më aty. Për sa i përket Diana-s, ajo s’donte t’ia dinte më për martesën me Charles”.

Kur ajo i shpjegoi vendimin të atit, Earl Spencer, ai u tmerrua, shkruhet në libër. Pasi e qetësoi, ai vuri në dukje se prishja e fejesës, pak para ditës së dasmës ishte një akt i pandershëm, sidomos me mbretin e ardhshëm të Anglisë.

Lexo edhe :  Ky vend nordik goditet për herë të parë në histori nga uragani

Diana nuk u bind asnjëherë plotësisht për vendimin e saj, pas shumë shpërthimeve në lot dhe pavendosmërisë, por duket se biseda me të atin ia ndërroi mendjen, për një nga ngjarjet më të rëndësishme që do të shënonte një pikë kthese në jetën e saj.

“Ajo nuk mund ta mohonte se donte ende të bëhej princesha e Uellsit. Ndonëse në moshën 19-vjeçare, Diana ishte shumë e re për të besuar në një fund të lumtur,” shkroi Seward.

Historia e princeshës Diana dhe mbretit Charles

Diana dhe mbreti Charles u martuan më 29 korrik të vitit 1981 në Katedralen e Shën Palit në Londër, pesë muaj pasi shpallën fejesën e tyre më 24 shkurt të vitit 1981. Dyshja u divorcua në vitin 1996, një vit para se Diana të ndërronte jetë në një aksident me makinë në Paris.

Ceremonia e dasmës shënoi audiencën më të madhe televizive për një ngjarje të tillë, duke u parë nga 750 milionë njerëz në 74 vende të ndryshme të botës./E.Ç

Të fundit

Princi Harry paralajmërohet për ‘kurthin’ që e pret në Netflix

Princit Harry sapo i është lëshuar një paralajmërim i rëndë në lidhje me kurthin në të cilin do ta gjejë veten...

Kafe turke për një jetë të gjatë? Njihuni me disa fakte interesante

Çdo ditë, amvisat shqiptare përballen me mëdyshje, sfida dhe punë. Përpara se të përballen me këto sfida, tradita e kërkon një filxhan me kafe...

A duhet të trajtohen tek dentisti dhëmbët e qumështit?

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur...

Flakët godasin Los Anxheles, mbi 10 mijë njerëz evakuohen nga banesat e tyre

Mbi dhjetë mijë njerëz u urdhëruan të evakuohen nga komunitetet në veriperëndim të Los Anxhelosit, pasi erërat e forta sezonale çuan një zjarr të...

“Emili”, filmi shqiptar që bashkon Luiza Xhuvanin dhe Arta Dobroshin

Dy gra që intepretohen nga Luiza Xhuvani dhe Arta Dobroshi vihen përballë zgjedhjes për të ardhmen ndërsa dhuna ka tronditur familjen e tyre. Filmi...

Lajme të tjera

Web TV