Tirana ka marrë sot zyrtarisht titullin si Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut për vitin 2025.
Pasi ka mbajtur atë si Kryeqyteti i Europian i Rinisë, dhe më pas si Qyteti Europian i Sportit, tashmë kryeqyteti po bëhet gati për një tjetër vit intensiv ku do t’i shpalosë Europës, kulturën shqiptare dhe jetën e një qyteti që është në transformim.
“Nuk e fsheh dot kënaqësinë për këtë Super lajm për qytetin tonë. Një mundësi e shkëlqyer për t’i rrëfyer së bashku Europës kulturën tiranase dhe atë shqiptare, me kërshërinë e një qyteti në transformim dhe njerëzve të dashuruar pas artit dhe kulturës”. Është ky reagimi i kryetarit të Bashkisë së Tiranës pas këtij lajmi.
Këtë lajm e ka ndarë edhe kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, ku ndër të tjera jepen më shumë detaje për të gjithë ata që duan të aplikojnë dhe të jenë pjesë e Tiranës si kryeqytet mesdhetar i kulturës dhe dialogut me projekte te ndryshme./ S.M