Asqeri Mandri mbetet në burg, deklarata: Më thoshte ik puno natën tek…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është lënë në burg 34 vjeçari nga Dibra, Asqeri Mandri i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe e ka survejuar me kamera. Në dëshminë e tij, ai është shprehur se kamerat i ka “vënë për të parë familjen kur ishte jashtë shtetit”.

“Debate kemi pasur pasi gruaja më thoshte ik puno natën tek tregu se të del më mirë se puna që po bën. Nuk e kam dhunuar asnjëherë”, ka shtuar i riu.

Mandri ra në prangat e policisë dy ditë më parë, pasi vetë bashkëshortja e tij e kishte denoncuar në polici. Gjatë kontrollit në banesë u gjetën kamera brenda dhe jashtë banesës, madje 3 kamera në çdo dhomë.

Gruaja e tij, nënë e 4 fëmijëve, ka thënë para bluve se ai ka shfaqur shenja xhelozie të theksuara që pas kthimit nga Gjermania dhe se nuk e ka lejuar të shkojë në punë. Nga ana tjetër, vjehrra e saj ka hedhur poshtë këto pretendime, duke e akuzuar nusen për tradhti disa herë.

Ky është rasti i dytë brenda një muaji i kësaj natyre./O.S

Të fundit

E rëndë në Dukat, qëllohen me armë 22 kuaj

22 kuaj janë qëlluar me armë tip çifte në zonën Dukat–Llogara në afërsi të zonës Gropat e Pirit, ku...

Rrëfehet Edita Tahiri: Amerikanët më ofruan postin e presidentes, Haradinaj më pengoi

Ish-zv/kryeministrja Edita Tahiri në një intervistë për Klan News hodhi dritë mbi një episod të paditur më parë, ku asaj iu ofrua posti i...

Protesta në Kosovë, jo për emra, por për vlera!

Nga Fejzo Subashi Protesta në Kosovë është kërkesa dhe këmbëngulja, e një populli të tërë në të katër anët e Botës kudo që ndodhet,  që...

Kam parë se si Rusia torturon të burgosurit e luftës

Nga Alice Edwards* Një nga pak sukseset që kanë dalë nga negociatat e fundit të paqes midis Ukrainës dhe Rusisë kanë qenë marrëveshjet për shkëmbime...

“Mirror”: Shqipëria, destinacioni i bekuar me klimë mesdhetare

E bekuar me një klimë mesdhetare dhe temperatura të ngrohta që arrijnë deri në 30 gradë Celsius, Shqipëria është një parajsë për adhuruesit e...

Lajme të tjera

Web TV