Parlamenti Evropian ‘shuplakë’ Serbisë: Zgjedhjet jo të drejta, të hetohen parregullsitë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetët e Parlamentit Evropian kanë miratuar këtë të enjte një rezolutë që kërkon hetim të pavarur ndërkombëtar për parregullsitë në zgjedhjet parlamentare dhe lokale të dhjetorit në Serbi. Fokusi është përqendruar në zgjedhjet e Beogradit.

Për rezolutën votuan 461 eurodeputetë, kundër 53 deputetë dhe 43 abstenuan.

Në rezolutë theksohet që të pezullohen ndihmat financiare të Bashkimit Evropian për Serbinë në rast se hetimi gjen se autoritetet serbe kanë qenë të përfshira në mashtrimin me vota.

Po ashtu në rezolutë janë përmendur një sërë parregullsish gjatë zgjedhjeve të 17 dhjetorit, si fryrja e listave të votuesve, përfshirja e emrave të personave të vdekur, shkeljet gjatë votimit, votime në grup, sulme fizike, votuesit që me autobusë u dërguan në Serbi nga vendet fqinje, blerja e votës./E.T

Të fundit

Stomatologjia dhe farmacia, dy degët më të kërkuara në Shqipëri

Këtë të hënë janë publikuar rezultatet për studentet fitues të cilët janë ata ekselentët që do jenë dhe mjekët...

Macron: Sulmet izraelite në spitalin e Gazës, të patolerueshme

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se sulmet izraelite ndaj një spitali në Gaza që shkaktuan vdekjen e civilëve dhe gazetarëve ishin "të patolerueshme". Sipas...

Netanyahu: Izraeli shpreh keqardhje për aksidentin tragjik në spitalin Nasser

Kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli “ndjen keqardhje të thellë” për “fatkeqësinë tragjike” që ndodhi sot në spitalin Nasser. Sipas mediave të huaja, udhëheqësi...

“Iku dhe më la jetim”, letra e Artur Zhejit për vdekjen e të atit

Pas ndarjes nga jeta të gazetarit Artur Zheji, shumë prej shkrimeve dhe kujtimeve të tij kanë rifituar vlerë të veçantë. Një prej tyre është letra...

Zjarri pranë Lagunës së Nartës në Vlorë, 4 helikopterë në terren

Pasditen e sotme një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës. Nga pamjet, tymi i dendur ka...

Lajme të tjera

Web TV