Shitja e fotoksinës po vret shqiptarët/ Ja sa raste raportohen që nga fillimi i vitit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në mëngjesin e sotëm në Berat 41- vjeçarja Shpresa Krëku vdiq pasi konsumoi një sasi fotoksine, duke u bërë viktima e radhës në një zinxhir vetërvrasjesh nga ky kimikat.

Aksesi i lehtë ndaj një lënde aq të rrezikshme sa fotoksina e ka bërë atë ‘destinacionin’ më të zakonshëm për qytetarët që po luftojnë me probleme emocionale apo shëndetësore dhe heqin dorë nga jeta.

Sapo nisi 2024-a, vetëvrasja e Bedrie Lokës në Fllakë të Durrësit, tronditi vendin. Pas dhunës, kërcënimeve dhe ankthit të vazhdueshëm, Loka konsumoi fotoksinë. Nga ajo ditë, një zinxhir vetëvrasjesh me shkak fotoksinën, u raportua në mendje, shumica e të cilave gra.

Në harkun e dy javëve, ndër të gjitha viktimat e raportuara të fotoksinës, dy ishin vajza 18-vjeçare, në Lushnjë dhe Koplik. Problemet me shkollën dhe familjen, i drejtuan të rejat tek lënda e fotoksinës.

Kimikati i përdorur në agrokulturë, mund të blihet lehtësisht në çdo farmaci bujqësore të vendit, ndonëse sipas ligjit, blerësi duhet të ketë një recetë agronomi.

Vite më parë, fotoksina në Shqipëri nuk ishte lëndë për shitje në treg, por ndryshime të mëvonshme e listuan atë në raftin e barnave të zakonshme për fermerët./e.t

Të fundit

Zelensky: Fola me Trump, të pranishëm edhe liderët europianë!

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar i pari pas telefonatës që pati me presidentin amerikan Donald Trump. Ai pohoi shkurtimisht...

Alarm! Qëllohen 5 ushtarë amerikanë në bazën e Xhorxhias

Pesë ushtarë amerikanë u qëlluan në Fort Stewart në bazën e Xhorxhias. Sipas një zyrtari të zbatimit të ligjit dyshohet se u qëlluan nga...

E bujshme! Galliani kthehet te Milani?

Sugjerimi është i fuqishëm, ndez diskutimet mes tifozëve si në rrjetet sociale, ashtu edhe në bar-kafe. Ndoshta krijon të njëjtin efekt edhe në numrin...

Brazili sfidon tarifat e SHBA-së: Duam konsultime me OBT

Qeveria braziliane ka kërkuar zyrtarisht konsultime me Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me tarifat e vendosura nga Shtetet e Bashkuara mbi produktet...

Zjarr masiv përfshin varrezat e Dhërmiut, rrezikohen banesat

Një vatër zjarri ka shpërthyer mbrëmjen e sotme edhe fshatin turistik të Dhërmiut, në Himarë. Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë rënë pranë varrezave të fshtatit,...

Lajme të tjera

Web TV