Asqeri Mandri mbetet në burg, deklarata: Më thoshte ik puno natën tek…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Është lënë në burg 34 vjeçari nga Dibra, Asqeri Mandri i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe e ka survejuar me kamera. Në dëshminë e tij, ai është shprehur se kamerat i ka “vënë për të parë familjen kur ishte jashtë shtetit”.

“Debate kemi pasur pasi gruaja më thoshte ik puno natën tek tregu se të del më mirë se puna që po bën. Nuk e kam dhunuar asnjëherë”, ka shtuar i riu.

Mandri ra në prangat e policisë dy ditë më parë, pasi vetë bashkëshortja e tij e kishte denoncuar në polici. Gjatë kontrollit në banesë u gjetën kamera brenda dhe jashtë banesës, madje 3 kamera në çdo dhomë.

Gruaja e tij, nënë e 4 fëmijëve, ka thënë para bluve se ai ka shfaqur shenja xhelozie të theksuara që pas kthimit nga Gjermania dhe se nuk e ka lejuar të shkojë në punë. Nga ana tjetër, vjehrra e saj ka hedhur poshtë këto pretendime, duke e akuzuar nusen për tradhti disa herë.

Ky është rasti i dytë brenda një muaji i kësaj natyre./O.S

Të fundit

Sulmet ndaj medias/ Ambasadat e huaja në Shqipëri: Të pajustifikueshme

Ambasadat e huaja perëndimore në Shqipëri mbështesin raportin dhe hetimin objektiv të gazetarëve në ditën botërore të lirisë së...

Dorëheqja? Standarti që theu Sali Berisha

Nga Ylli Pata Në kohën e sundimit të tij, nuk ishte problem, pasi siç dihet, sa herë ka pas, atëhërë kur ka pasur një hetim...

Dhimbja i bën këto shenja të zodiakut të jenë njerëz më të mirë

Ka persona që edhe pse po kalojnë vështirësi gjejnë gjithmonë kohë për të tjerët. Shenjat që do të përmendim më poshtë nuk mbajnë mëri...

Efi Dhedhes e thotë “troç”, ja kush do ta fitojë BBV

Efi Dhedhes, ka krijuar pasditen e sotme një pyetësor në llogarinë personale të Instagramit, teksa ka marrë pyetje nga më të ndryshmet prej ndjeksve...

Protestat me molotov para bashkisë Tiranë, Ngjela: Opozita nuk sjell alternativë

Avokati Spartak Ngjela, në një lidhje skype për emisionin “Top Talk” me gazetaren Juli Xhokaxhi në Top Channel foli mbi aksionin e fundit të...

Lajme të tjera

Web TV