Tentoi të vriste ish-deputetin socialist, Gjykata lë në burg Fatbardh Ismailin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Fatbardh Ismaili, 30-vjeçari i arrestuar nga policia e Lezhës, pasi tentoi të vriste ish-deputetin e Partisë Socialiste Armando Prenga do të qëndroj në burg. Ai u njoh me rivlerësimin e masës së sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij në gjykatën e Lezhës.

Në seancën gjyqësore të zhvilluar me dyer të mbyllura, gjyqtarja Eglantina Biba pranoi kërkesën e prokurorit Françesk Ganaj dhe caktoi masën e sigurisë “Arrest në Burg”, pa afat për 30-vjeçarin Fatbardh Ismaili, ndaj të cilit janë ngritur akuzat “Vrasje me dashje’ mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”.

I riu, u arrestua pas 9 muajsh arrati, pasi me 17 maj 2023, qëlloi me armë zjarri ndaj ish-deputetit të PS, Armando Prenga pas një konflikti për numërimin e votave që babai i autorit kishte patur me ish-ligjvënësin.

Dy ditë më vonë 30-vjeçari tentoi të marrte hak, duke qëlluar në drejtim të automjetit të ish-deputetit Armando Prenga i cili po lëvizte i vetëm në aksin rrugor Laç-Patok. Autori qëlloi plot tre herë ndaj, tij por fatmirësisht asnjëri nga plumbat nuk e prekur 49-vjeçarin i cili njoftoi menjëherë policinë për ngjarjen./E.T

Të fundit

Lazio triumfon mes emocioneve por “gjunjëzohet” tek 11-metërshat përball Bodo Glimt

Lazio nuk përmbysi dot humbjen 2-0 në ndeshjen e parë ndaj Bodo Glimt, duke ndalur kështu rrugëtimin në këtë...

Ndeshja më e çmendur e viteve të fundit, United triumfon në kohën shtesë ndaj Lyon

Manchester United ka arritur të fitojë një ndeshje të çmendur ndaj Lyonit me rezultat 5-4, pas kohës shtesë. Vetëm pas 10 minutave lojë Manchester United...

5 shenja që tregojnë se i keni kaluar kufijtë profesionalë me kolegun/en në punë

Miqësitë me kolegët tanë mund të jenë një bekim, por kur bëhet fjalë për kolegë që i përkasin gjinisë tjetër, këto marrëdhënie mund të...

“Synoja finalen…”/Çfarë mendon Danja që e penalizoi në Big Brother Vip

Eftuar në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Danja Koka. Ish-banorja, e cila preku gjysmëfinalen e BBV pasi 103 ditëve qëndrim në shtëpinë më...

Tragjedia përsëritet në familjen Prendi, babë e bir të ekzekutuar në prag të Pashkëve

Në një atentat mafioz është ekzekutuar mbrëmjen e sotme në Pllanë të Lezhës Gjovalin Prendi, babai i Roan Brahimit, (emër i ndryshuar). Duket se tragjedia...

Lajme të tjera

Web TV