30% më shtrenjtë në dy vite/ Banka tregon se pse po rriten çmimet e apartamenteve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Më shumë se sa nga lëvizjet demografike, çmimet e banesave në vend janë shtrenjtuar nga shtimi i kërkesës për blerje të apartamenteve nga shqiptarët që jetojnë jashtë.

Në këtë përfundim ka arritur Banka e Shqipërisë, në një studim ku analizohen faktorët që kanë shtrenjtuar me mbi 14 mijë lekë qiratë në Tiranë në 5 vitet e fundit.

 “Trendi është rritës, veçanërisht nga jashtë. Mendoj se mund të ketë një stabilizim, por jo një frenim të rritjes. Mund të kemi një stabilizim, por jo frenim të rritjes pasi kërkesa vijon veçanërisht nga jashtë”, tha Ervin Demirxhiu, agjent imobiliar.

Sipas analizës së Bankës së Shqipërisë, rritja e të ardhurave si pasje e pagave më të larta dhe kushtet ende të favorshme të kreditimit gjithashtu kanë ndikuar në rritjen e kërkesave për blerje duke shtrenjtuar rrjedhimisht çmimet.

 “Edhe muaji i dytë i vitit jep sinjale për zgjerim të kërkesave për apartamente. Ka ende më shumë kërkesës e ofertë dhe rrjedhimisht çmimet në rastin më të mirë do të mbesin të larta”, shtoi Erjon Alimema, agjent imobiliar.

Këto gjetje konfirmohen edhe nga të dhënat e kreditimit. Huaja e re për blerje banesash arriti rekordin e ri prej 48.5 miliardë lekësh vitin e shkuar, gati 2-fish më shumë se në 2019-n.

“Veçanërisht kredia merret në Tiranë, për të blerë apartamente në Kryeqytet. Familjet e reja kryesishit”, theksoi Alimema.

“Po merret kredi jo vetëm për të blerë, por si formë investimi në “AirBnb”. Ka shumë kërkesë ende. Po konsiderohet biznes”, bëri me dije Demirxhiu.

Të dhënat nga Banka Qendrore treguan se blerjet nga jashtë të apartamenteve kryesuan investimet e huaja për të dytin vit me radhë gjatë 2023-shit. Investimet e huaja për blerje pasurish të paluajtshme arritën në 222 milionë euro deri në fund të shtatorit të vitit të shkuar./   S.M

Të fundit

Dashuri në një klimë të ftohtë: Putin dhe romanca e tij me Trump në Alaska

Nga David Smith, The Guardian Ai ishte momenti kur ai e kuptoi se ishte dashuri e vërtetë. Donald Trump u kthye...

Revoltat në Serbi, lëvizja studentore: Vuçiç po e dërgon vendin në luftë civile

Shumë media gjermane kanë raportuar për trazirat e fundit në Serbi. Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në edicionin kryesor të lajmeve...

“Ti s’ke kënduar, s’do marrësh lekët”/ Shpat Kasapi rrëfehet për sherrin në dasmë

Këngëtari i njohur Shpat Kasapi ka reaguar pas raportimeve se ishte përfshirë në një përleshje gjatë një dasme. Në një intervistë, ai i mohoi kategorikisht...

Kosova kryeson në matjet globale për përmirësim të mirëqenies

Vitin e kaluar, mbi gjysma e qytetarëve të Kosovës u tha se besojnë që jeta e tyre po ecën shumë mirë. Një dekadë më...

Thethi, përvojë që lë gjurmë/ Fshati piktoresk, destinacioni më i kërkuar i të huajve

Në zemër të Alpeve Shqiptare, Thethi nuk është thjesht një destinacion turistik, por një përvojë që mbetet në kujtesë përjetë. Nga Australia në Zelandën e...

Lajme të tjera

Web TV