“Çifti” i “Big Brother VIP 3” që ka fituar më shumë ndjekës në “Instagram” këtë javë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Social Top 5” është një rubrikë e emisionit “Live From Tirana” që sjell vëmendjen tek personazhet e famshëm, qofshin ata shqiptarë apo të huaj. Teksa të gjithë jemi gjithë sy e veshë se çfarë postojnë yjet në rrjete sociale, kjo ndikon dhe tek numri i tyre i ndjekësve në “Instagram”. Por kush janë disa nga personazhet VIP që kanë fituar apo humbur më shumë ndjekës? Ndiqini më poshtë…

Egla Ceno nuk ka pësuar asnjë ndryshim nga java e kaluar, po ashtu dhe aktori Julian Deda, i cili numëron sërish 439 mijë ndjekës. Roza Lati në ndryshim nga java e kaluar ku nuk kishte ndryshuar në numrin e ndjekësve, këtë herë ajo ka  shtuar 1 mijë ndjekës duke shkuar kështu në 824K. Astrologia Meri Shehu ka shtuar 1000 ndjekës dhe tani numëron 14.1K.

Shumë e komentuar në rrjet është dhe Ilnisa Agolli. Që nga java e kaluar, gazetarja ka shtuar 2K në numrin e ndjekësve. Ilnisa që kur ka hyrë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”, ka qenë mjaft e afërt me një tjetër banor, Meriton Mjekiqin. Ky i fundit ka fituar po ashtu 2 mijë ndjekës.

Njësoj me rritje si javën e kaluar, edhe këtë herë Vesa Smolica rezulton me një numër të shtuar, më saktësisht me 2K më shumë. Këtë javë ajo numëron 55.2K. Rike Roçi gjithashtu si Vesa ka fituar 2 mijë ndjekës dhe tani numëron 128K. Po ashtu Heidi Baci rezulton me një numër të madh rritje, prej plot 5K. Kujtojmë se Heidi po komentohet shumë për një romancë të mundshme me Romeo Veshaj. Njësoj si Heidi, edhe ky i fundit ka shtuar 5 mijë ndjekës më shumë dhe tani ka 310K.

Lexo edhe :  “12 herë kampione në Berat”/ Sara Gjordeni zbulon talentin e saj të fshehur

Ledjona Xheladinaj ka bërë në ‘prime-in’ e kaluar një gjest mjaft altruist ndaj Ilnisës. Ajo ka hequr dorë nga telefonata që mund të bënte me vajzën e saj dhe ia ka lënë këtë mundësi Ilnisës. Duket se ky veprim është përkrahur mjaft edhe nga fansat. Si pasojë, Ledjona ka fituar 4 mijë ndjekës në “Instagram” dhe tashmë numëron 30.4K. Lisi po ashtu rezulton me rritje këtë javë, ku ka shtuar 1 mijë fansa në llogarinë e tij të “Instagram”-it./O.S

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV