Pagoi 120 mijë euro për rrahjen e gruas, dërgohet për gjykim dosja e avokatit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar në GJKKO kërkesën për të kaluar në gjykim themeli dosjen në ngarkim të avokatit Alban Bengasi. Ky i fundit akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, në dëm të ish-bashkëshortes, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal.

Hetimi dhe më pas arrestimi i Alban Bengasit nisi pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani, i cili ka deklaruar si ishte paguar nga avokati për të dhunuar ish bashkëshortes, me të cilën ka dhe fëmijë.

SPAK njofton se rasti i referohet ngjarjes së ndodhur më datë 30.01.2020, rreth orës 11:15 të paradites, në Rrugën ‘Mihal Grameno’, Tiranë. Në momentin kur Blerta Bengasi (Ruçi) ka hyrë në automjetin e saj, është dhunuar nga një person. Ky i fundit e ka goditur shumë herë me grushta në pjesën e fytyrës dhe mbrapa koke, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e hundës, të gojës dhe tek dhëmbët. Më pas, e dëmtuara Blerta Ruçi ka njoftuar policinë lidhur me ngjarjen e ndodhur.

Alban Bengasi në një emision televiziv në Top Channel

Hetimet e kryera nga  Prokuroria e Posaçme, bënë të mundur identifikimin e personave që kanë bashkëpunuar për dhunën e ushtruar ndaj shtetases Blerta Ruçi, si dhe rolin e secilit person të përfshirë.

“Konkretisht, i pandehuri Alban Bengasi (ish bashkëshorti i të dëmtuarës Blerta Ruçi), për shkak të konflikteve familjare, ka qënë porositësi i aktit të dhunës, i bashkëhetuari Festim Qoli, është personi që ja ka ofruar si “punë”, të pandehurit Nuredin Dumani, dhe më pas ka mundësuar takimin ndërmjet të pandehurve Alban Bengasi dhe Nuredin Dumani. I pandehuri Nuredin Dumani, është personi që ka kryer ndjekjen e shtetases Blerta Bengasi, për të mësuar intinerarin e lëvizjeve dhe përditshmërinë e saj dhe i bashkëhetuari Eljo Bitri është ekzekutori, personi i cili ka goditur shtetasen Blerta Bengasi, ditën e ngjarjes. Nga hetimet është evidentuar përfshirja në krim edhe e një personi tjetër, shok i të bashkëhetuarit Elio Bitri, i paidentifikuar deri më tani, i cili shfaqet në rolin e ndihmësit pasi  ka qenë drejtuesi i mjetit me të cilin është larguar i bashkëhetuari Eljo Bitri nga vendi i ngjarjes”, njofton prokuroria.

Blerta Ruçi në spital pas dhunës

Këta shtetas, shtojnë të njëjtat burime, kanë bashkëvepruar në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal, duke e shtrirë në kohë dhe vende aktivitetin e ndjekjes së të dëmtuarës nga vepra penale, si dhe duke patur një ndarje të qartë rolesh në kryerjen e veprës penale.

Lexo edhe :  Maliq, sherr me thika mes të miturve, plagoset 14-vjeçari

Pas arrestimit në Shtator të vitit të kaluar, Bengasi është lënë nën masën arrest me burg nga gjykatat. Gjatë seancave gjyqësore, i akuzuar ka mohuar akuzat ndaj tij.

 

/O.S

Të fundit

Përplasen dy helikopterë, humbin jetën të gjithë personat që ndodheshin në to

Dy helikopterë privatë janë përplasur në Finlandë, duke lënë pas viktima. Të pesë pasagjerët e helikopterëve që u përplasën në...

Greqia padit Adidas për reklamën me Akropolin, shkelje e trashëgimisë kulturore

Autoritetet greke kanë nisur veprime ligjore pasi pamjet e një reklame të re të Adidas, ku Akropoli i shekullit të V p.e.s. shfaqet si...

Shqipëria në finalen e Eurovision/ Votoni ‘Zjerrm’, le ta çojmë atje ku e meriton

Nata finale e Eurovision, ku Shqipëria përfaqësohet me Shkodrën Elektronike dhe hitin ‘Zjerrm’ po përcjell emocione të veçanta në botën mbarëshqiptare. Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe...

Opozita kontenstoi votat/ Celibashi nxjerrë blof Berishën: PD nuk ka sjellë asnjë provë

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi deklaroi se Partia Demokratike nuk ka paraqitur asnjë provë për të mbështetur pretendimet e saj mbi manipulimin e votave të ardhura...

Modë, muzikë dhe turizëm/ Vlora çel sezonin turistik me mbrëmje festive

Në një skenë gjigande të ndërtuar në shëtitoren Lungomare, pranë "Ujit të Ftohtë" Vlora çeli zyrtarisht mbrëmjen e sotme sezonin turistik. Çelja e sezonit u...

Lajme të tjera

Web TV