BSH: Çmimi i banesave u ndikua nga rritja e pagave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Faktorë në 6 vitet e fundit edhe investimet e huaja e kreditimi

Një analizë e fundit e Bankës së Shqipërisë vëren se çmimet e banesave në Shqipëri janë rritur pa ndalim për rreth 6 vite radhazi, përpara dhe pas pandemisë.

Rezultatet paraprake kanë demonstruar se ecuria e çmimit të banesave është e lidhur me të ardhurat për frymë. Rritja e këtyre të fundit shihet si faktori më i qenësishëm për shpjegimin e rritjes së vrullshme të çmimeve në vitet e fundit.

Faktorët e tjerë përcaktues të çmimit të banesave mund të përfshijnë blerjet e jorezidentëve, huadhënien bankare, kostot e ndërtimit dhe normat e interesit. Ndryshe nga disa perceptime, qiratë dhe lëvizjet demografike paraqiten me influencë mjaft të ulët.

Këto gjetje konfirmohen edhe nga të dhënat e kreditimit. Huaja e re për blerje banesash arriti rekordin e ri prej 48.5 miliardë Lekësh vitin e shkuar, gati 2-fish më shumë se në 2019-n.

Nga ana tjetër, blerjet nga jashtë të apartamenteve kryesuan investimet e huaja për të dytin vit me radhë gjatë 2023-shit. Investimet e huaja për blerje pasurish të paluajtshme arritën në 222 milionë Euro deri në fund të Shtatorit të vitit të shkuar./O.S

Të fundit

“Kafshët ishin të lidhura!”/ Flet shqiptari, ikonë e zjarreve në Greqi me delen në krah

Mes flakëve të zjarrit që përfshinë rajonin e Patrës, këto pamje u bënë virale dhe prekën zemrat e mijëra...

Heraklioni, qyteti i fundosur: a mund të përsëritet historia?

Sipas mitit, Heraklioni ishte qyteti ku Helena dhe Paridi ndaluan përpara se të niseshin drejt Trojës. Historia e tij mund të shërbejë si një...

Mbyllen masivisht klubet e natës, ja faktorët që ndikuan në këtë vendim

Skena e klubeve të natës në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë po përjeton një rënie të shpejtë dhe të ndjeshme, në kontrast të fortë...

“A do ndaloni së vrari civilët?” – Putin sulmon gazetarët: Jeni injorantë

Momenti kur presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin pozuan për kamerat përpara samitit në Alaska u shndërrua në një skenë kaotike,...

Kush është fajtori?

Nga Artur Ajazi Dy ditë më parë, u vra me thikë në zemër një djalosh 14 vjeçar në Bilisht. U vra nga shoku i tij,...

Lajme të tjera

Web TV