VIDEO/ Gjyshja 100-vjeçare bëhet ‘hit’ në rrjet, thyen tre rekorde botërore në not

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Betty Brussel ka për të festuar 100 vjetorin në korrik 2024, por ajo ende mund të notojë në një nivel që është për t’u lavdëruar. Holandezja theu tre rekorde botërore në grupmoshën e saj dhe video e performancave u bë hit në internet.

Brussel theu rekordet në 50 metra të stilit gjoks dhe 50 metra shpinë dhe gjithashtu notoi katër minuta më shpejt se rekordi i saj i mëparshëm në 400 metra stil i lirë. Kjo gjyshe ka thyer ato rekorde në grupmoshën nga 100 deri në 104 vjeç, në të cilat mund të marrë pjesë, sepse këtë moshë e ka arritur këtë vit.

“Unë nuk mendoj për rekorde. Unë thjesht notoj dhe përpiqem të bëj më të mirën. Nëse është një rekord, është mirë. Nëse fitoj, jam e kënaqur me fitoren, por nëse kaloj mirë, atëherë unë ‘do të jem edhe më e lumtur'”, tha ajo për The Guardian.

Disa distanca garash ende nuk janë vendosur për grupmoshën e saj, kështu që Brussel mund të vendosë edhe më shumë rekorde. Edhe pse nuk i interesojnë rekordet, vajza e saj 70- vjeçare mendon se gjithçka është e veçantë.

“Më thotë: ‘Mami, ti je plakur’, edhe unë nuk ndihem fare e vjetër. Dhe pas notit ndihem gjithmonë më mirë, harroj të gjitha shqetësimet e mia”, tha Betty.

 

/O.S

Të fundit

E çuditshme! Bayern e refuzon lojtari i katërt brenda muajit. Këtë herë një japonez!

Bayern merr refuzimin e radhës. Sikur të mos mjaftonin Florian Wirtz, Nico Williams dhe Luis Diaz, kampionët e Gjermanisë...

VIDEO: Yjet e Barcelonës shijojnë pushimet, shfaqen në jaht me disa modele

Pas një sezoni të gjatë dhe intensiv, lojtarët e Barcelonës po relaksohen në bregdet, duke shijuar pushimet verore. Disa prej tyre janë parë në...

“Anëtarësimi i Ukrainës në BE shkatërron ekonominë e Europës”

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka paralajmëruar se anëtarësimi i Ukrainës në BE do të shkatërronte ekonominë si të bllokut ashtu edhe të vendit të...

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, dyshime për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Durrës, në zonën e Shkafanës, ku raportohet se një 30-vjeçar ka mbetur i...

Zhegrova do të largohet nga Lille, e konfirmon presidenti! Po e presin në Serie A…

Edon Zhegrova këtë verë largohet nga Lille. Këtë e ka konfirmuar zyrtarisht Presidenti i klubit francez, Olivier Letang. Deri tani, Napoli, Sevilla, Newcastle, Nottingham Forest...

Lajme të tjera

Web TV