“Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”, Veliaj: Ditët më të mira për Tiranën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”; Veliaj: “Tirana qendër graviteti për art, kulturë, ekonomi, biznes dhe diplomaci. Këto janë ditët më të mira për kryeqytetin tonë”

Disa ditë më parë Tirana mori zyrtarisht titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut” dhe ka nisur përgatitjet për vitin e ardhshëm. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë televizive tha se Tirana është kthyer në një qendër graviteti për art e për kulturë, për politikë e diplomaci dhe për ekonomi dhe biznes.

“Ka pasur një vendim unanim nga 47 vendet që Tirana të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës. Si vendi ku jetojnë muslimanë e të krishterë , si vendi ku tranzicioni nga një sistem brutal komunist e ka transformuar Tiranën në një vend jo vetëm më të madh në numër, por dhe më të madh në reputacion edhe më të madh në art dhe në kulturë. Kështu që për ne ishte shumë e rëndësishme që 47 vendet që krijojnë këtë unazën e Mesdheut, kanë votuar unanimisht që Tirana të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës për 2025-ën. Ne duam që këtë reputacion të Tiranës ta çojmë akoma më lart dhe besoj që do të kemi vitin kulturor më të rëndësishëm për Tiranën. Ne jemi bashkia që kemi shpenzuar më shumë për art dhe për kulturë, jo se arti dhe kultura është një gallatë për argëtim, por se prodhon ekonomi. Turizmi është rritur falë edhe aktiviteteve të shumta që kanë ndodhur në Tiranë. Kur kujtoj Dua Lipën, Rita Orën, Enrique Iglesias, Ricky Martin edhe gjithë aktivitetet e tjera. Kemi edhe aktivitetet politike, pra në një vend ku vjen edhe Blinken edhe Hillary Klinton dhe Colin Poëell, ti kupton që kryeqyteti ynë është kthyer në një qendër graviteti dhe për art e për kulturë dhe për politikë e diplomaci dhe për ekonomi dhe biznes. Reputacioni i Tiranës rrite dhe sa më shumë aktivitete të kenë sa më shumë turistë do të vijnë. Këtë vit po përgatitemi të thyejmë rekordin e vitit që kaloi”, u shpreh Veliaj./O.S

Të fundit

BE transferon 1 miliard euro ndihmë financiare për Ukrainën

Bashkimi Evropian ka transferuar 1 miliard euro ndihmë makrofinanciare për Ukrainën, duke e çuar në 150 miliardë euro totalin...

Milaim Zeka nuk mban dot lotët: 75 trëndafilat e mi iu bëfshin 75 ferra

Përmes 5 fotove të pushimeve, Milaim Zeka ka qenë pasditen e sotme në një rrëfim të ndjerë e plot emocione përballë Bietës. Një bisedë me...

Rrëfehet Brad Pitt pas divorcit nga Angelina Jolie: Kam bërë…

Brad Pitt ka reflektuar hapur mbi jetën e tij personale dhe gabimet që ka bërë, vetëm pak kohë pas finalizimit të divorcit të gjatë...

Europa në panik? Holanda do të rrisë shpenzimet për mbrojtjen

Qeveria holandeze ka dhënë dritën jeshile për një rritje të ndjeshme të shpenzimeve të mbrojtjes, ndërsa NATO po i nxit anëtarët e saj ta...

Ukraina ka riatdhesuar 1200 trupa të vrarë në luftën me Rusinë

Ukraina ka bërë të ditur se ka riatdhesuar trupat e 1,200 ushtarëve të saj të rënë në luftën e shkaktuar nga pushtimi në shkallë...

Lajme të tjera

Web TV