“Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”, Veliaj: Ditët më të mira për Tiranën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”; Veliaj: “Tirana qendër graviteti për art, kulturë, ekonomi, biznes dhe diplomaci. Këto janë ditët më të mira për kryeqytetin tonë”

Disa ditë më parë Tirana mori zyrtarisht titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut” dhe ka nisur përgatitjet për vitin e ardhshëm. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj në një intervistë televizive tha se Tirana është kthyer në një qendër graviteti për art e për kulturë, për politikë e diplomaci dhe për ekonomi dhe biznes.

“Ka pasur një vendim unanim nga 47 vendet që Tirana të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës. Si vendi ku jetojnë muslimanë e të krishterë , si vendi ku tranzicioni nga një sistem brutal komunist e ka transformuar Tiranën në një vend jo vetëm më të madh në numër, por dhe më të madh në reputacion edhe më të madh në art dhe në kulturë. Kështu që për ne ishte shumë e rëndësishme që 47 vendet që krijojnë këtë unazën e Mesdheut, kanë votuar unanimisht që Tirana të jetë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës për 2025-ën. Ne duam që këtë reputacion të Tiranës ta çojmë akoma më lart dhe besoj që do të kemi vitin kulturor më të rëndësishëm për Tiranën. Ne jemi bashkia që kemi shpenzuar më shumë për art dhe për kulturë, jo se arti dhe kultura është një gallatë për argëtim, por se prodhon ekonomi. Turizmi është rritur falë edhe aktiviteteve të shumta që kanë ndodhur në Tiranë. Kur kujtoj Dua Lipën, Rita Orën, Enrique Iglesias, Ricky Martin edhe gjithë aktivitetet e tjera. Kemi edhe aktivitetet politike, pra në një vend ku vjen edhe Blinken edhe Hillary Klinton dhe Colin Poëell, ti kupton që kryeqyteti ynë është kthyer në një qendër graviteti dhe për art e për kulturë dhe për politikë e diplomaci dhe për ekonomi dhe biznes. Reputacioni i Tiranës rrite dhe sa më shumë aktivitete të kenë sa më shumë turistë do të vijnë. Këtë vit po përgatitemi të thyejmë rekordin e vitit që kaloi”, u shpreh Veliaj./O.S

Të fundit

Shehaj: Rama ka gjithmonë një plan! Ja pse e nisi aksionin nga Vlora dhe jo në Theth!

Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka deklaruar në emisionin "Log" se debati politik në vend është i orkestruar...

Vrasja e Renis Dobrës/ Zbardhet dëshmia e Petrit Çakrit: Isha aty në makinë, por…

Petrit Çakri, është njëri nga personat e arrestuar për vrasjen dhe mbytjen e Renis Dobrës pak ditë më parë në Liqenin e Shkopetit. Çakri u...

Moti sot: Priten reshje shiu në disa zona, temperaturat deri në 36°C

Moti për ditën e sotme parashikohet kryesisht me kthjellime dhe vranësira të përqendruara në veri të vendit dhe përgjatë zonave malore. Gjatë mesditës dhe deri...

Foshnjat e para në botë me ADN nga tre prindër lindin pa sëmundje të trashëguara

Tetë foshnja të lindura në Mbretërinë e Bashkuar me ADN nga tre persona, nuk bartin sëmundjet e trashëguara mitokondriale, sipas mjekëve britanikë. Kjo metodë revolucionare...

Shpresa se mund të ndryshojë sistemi nuk është shuar!

Alban Daci Politikën e bëjnë se duan pushtet; Politikën e bëjnë se kanë dëgjuar se ka fitime e privilegje; Politikën e bëjnë, sepse e kanë ego personale; Politikën...

Lajme të tjera

Web TV