Meri Shehu rikthehet te “Rudina”: Unë jam dhe ngelem një Barbie për të gjithë ju

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kjo e hënë ka nisur siç duhet për emisionin “Rudina” në Tv Klan, pasi është rikthyer astrologia më e famshme në Shqipëri, Meri Shehu. Sigurisht që astrologia u mirëprit ashtu siç duhet: me duartrokitje të shumta nga zonjat e publikut.

Përpara se të niste parashikimin e shenjave të zodiakut, Meri Shehu u shpreh se ishte me humor të mirë, e se ajo është dhe do të mbetet një Barbie për të gjithë ne.Rudina Magjistari: Ti vetë kishe parashikuar diçka për këtë që ka ndodhur në jetën tënde?

Meri Shehu: Jo, nuk e kisha parashikuar, thjesht ndryshimet vijnë dhe të gjejnë, janë karmike dhe ndonjëherë ne astrologët jemi si këpucarët që fatin dhe këpucët e të tjerëve i bëjmë, por për veten tonë i lëmë pak mënjanë gjërat. Por jo se gjërat kanë shkuar keq, kanë shkuar shumë mirë, unë jam shumë e kënaqur…

Rudina Magjistari: Ti dukesh si Barbie sot, je në humor të mirë.

Meri Shehu: Ky ishte edhe qëllimi im, të tregoja që unë jam dhe ngelem një Barbie për të gjithë ju.

Rudina Magjistari: Fansat e tu janë shtuar, kjo është pak por e sigurt.

Meri Shehu: Janë shtuar, unë mbajta parasysh edhe këshillën tënde se ti më ke thënë që je ekspresive në shoqëri dhe unë u bëra më e qetë, doni ju që jam qetësuar kaq shumë sa as vetë nuk do ta mendoja që…

Rudina Magjistari: E kontrollove veten mirë.

Meri Shehu: Shumë, dhe tani kam filluar ta kontrolloj akoma më mirë.

Rudina Magjistari: Se po të mos e kontrolloje imagjino se ç’mund të ndodhte.

Meri Shehu: Se çfarë mund të bëja atje, ti e di shumë mirë se si mund të shpërtheja unë në moment por mesa duket pjekuria bëri punën e vet dhe unë kalova në anën tjetër të karakterit./E.T

Të fundit

Skandal në Ukrainë, arrestohen 4 qeveritarë, abuzuan me dronët

Autoritetet ukrainase kanë kryer katër arrestime pas zbulimit të një skandali të ri korrupsioni që përfshin kontrata të fryra...

Sherri me thika në Vlorë, publikohen pamjet e përleshjes mes të rinjve

A2 CNN ka siguruar pamjet e përleshjes së dhunshme që ndodhi mes disa të rinjve mbrëmjen e së shtunës në qytetin bregdetar të Vlorës,...

SHBA ndërton bazën ushtarake në Nish para vitit 2030? Zbuloni arsyen

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi tha në emisionin Balkan Talks në Euronews Albania se baza ushtarake e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë...

Tragjedi në koncertin e Wembley, fansi vdes pasi ra nga ulëset

Një burrë ka vdekur pasi është rrëzuar në stadiumin Wembley në Londër gjatë një koncerti të Oasis të shtunën në mbrëmje. Policia dhe ndihmësit mjekësorë...

Real Madrid merr ofertën zyrtare për Brahim Diaz, por ka një kusht

E ardhmja e Brahim Diaz te Real Madrid është në pikëpyetje. Marokeni i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues edhe si anësor,...

Lajme të tjera

Web TV