Një demonstrim i pamëshirshëm fuqie

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Mero Baze

Asambleja e socialistëve, ishte një ngjarje më e pamëshirshme për opozitën. Në një ditë shiu në Tiranë, ku 40 njerëz mblidhen tek “Rrugica e Shpresës” dhe të tjerët që shpresojnë që ai ballkonit të mbarojë punë shpejt, o me Zotin, o me drejtësinë, opozita shqiptare është në ditët e saj më të këqija në histori, për shkak të Sali Berishës.

Predispozicioni I tyre kryesor është kush ka radhën për të shkuar tek “Rrugica” dhe si mund të linçohet Lulzim Basha. Pastaj pjesa e dytë e filmit është se si Edi Rama I “përndjek” ata, u bën magji, u del në gjumë, I helmon ujin etj.

Në mes të kësaj gjendje katastrofike, socialistët më një mungesë mëshire të pakufi, mbledhin Asamblenë e tyre dhe bëjnë autokratikë që nuk kanë punuar si duhet. Madje kritika më e fortë e Kryeministrit ishte se dikush s’ka përdorur mirë Facebokun, një tjetër është keq në Instagram, kursë dy deputetë nuk kanë folur në Kuvend prej kohësh.

Pjesa tjetër ishte mirë. Strukturat të mobilizuara për fushatë që është ende një vit larg, patronazhistët në krye të punëve, dhe mbi të gjitha qetësia që fitorja të jetë më e thellë u duket objektiv normal.

Dhe kur mendon se pas disa ditësh është në Tiranë Sekretari Amerkan i Shtetit, apo që shifrat e turizmit përsëri premtojnë rritje, e gjithë skena duket një improvizim i pamëshirshëm i epërsisë, ndaj dikujt që nuk ke nevojë t’ia tregosh që je i fortë.

Nuk di kë do mundin socialistët me kaq shumë përgatitje që bëjnë se ata që kanë përballë, janë të dorëzuar dhe objektivat e vetme që kanë është se kush do marrë vota më shumë se tjetri dhe jo kush do marrë më shumë se Edi Rama.

Lexo edhe :  Maks Velo mungon, heshtja ndaj të shëmtuarës vazhdon...

Për këtë shkak Asambleja e shoqëruar dhe me objektiva të detajuar për muajt që vijnë, ishte një cinizëm i madh.

Dhe për ta kuptuar efektin e saj, shikoni çoroditjen e plakut majë Ballkonit që flet për prerje kokash, puçe dhe rrëmuja brenda Partisë Socialiste. Ku ta gjenim të kishte të tilla, të kthehej pak gara në këtë vend. Të kishte shpresë dhe ai burri që mund të zbriste një ditë nga ballkoni.

Por përgjegjësia dhe serioziteti me të cilën me të cilën socialistët kanë marrë përgatitjen për betejën e radhës, është aq e pamëshirshme, sa të vjen keq dhe për atë burrin majë ballkonit kur mendon kë ka përballë./   S.M

Të fundit

OSBE për Kodin e ri Penal: S’kemi marrë pjesë në hartim

Prezenca e OSBE në Tiranë thotë se nuk është përfshirë në hartimin e draftit për Kodin e Ri Penal. Në...

Aleksandër Solzhenicini, zëri që tronditi heshtjen

3 gusht 2008 – Vdekja e shkrimtarit nobelist Nga Leonard Veizi Në panteonin e letërsisë botërore, rrallëherë ndodh që një zë i vetëm të jetë aq...

Pallatet s’janë më “pa zot”! Çfarë ndryshimesh sjell ligji i ri për bashkëpronësinë

Në ditën e parë të muajit gusht, ka hyrë në fuqi ligji i ri Nr. 55/2025 “Për administrimin e bashkëpronësisë në ndërtesa”, i cili synon...

Qeveria italiane shtyn BE-në për emigrantët, por mbetet dilema e “vendeve të sigurta”

Përshtatur në shqip, artikull i La Repubblica Komisioni Europian mbështet presionin e Italisë dhe është i gatshëm të përshpejtojë zbatimin e Paktit të ri për...

Itali, dhjetë të vdekur nga virusi i Nilit Perëndimor

Numri i të vdekurve nga virusi i Nilit Perëndimor në Itali që nga fillimi i vitit u rrit në dhjetë pasi një grua 93-vjeçare...

Lajme të tjera

Web TV