Rrit vetminë dhe vetëvrasjet/ Sociologët ngrenë alarmin për varësinë nga rrjetet sociale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Varësia nga përdorimi i rrjeteve sociale po kthehet sipas të gjitha vlerësimeve studimore një emergjencë.

Sociologët thonë se përdorimi për një kohë të gjatë në kuptimin e kohës së shpenzuar, por edhe viteve ka bërë që varësia nga këto platforma të jetë më e shprehur dhe e vërtet, duke na bërë të përballemi me disa pasoja.

Pasojat janë nevoja për të qenë vazhdimisht të lidhur, koha që kalojmë me njerëzit, më teper se ata që kemi në shtëpi, po krijohet një distancë midis njerëzve.

Për ekspertët, jeta virtuale po çon edhe në rritje të fenomneve negative, në disa raste duke vënë në rrezik dhe jetën.

“Nevoja për të qenë vazhdimisht të lidhur, të ndjerit keq kur nuk jemi pranë këtyre rrjeteve. Koha më e gjatë që kalojmë me njerëzit që janë në platforma sesa me njerëzit që ndajmë të përditshmen tonë. Ka njerëz që me lehtësinë më të madhe e kërcënojnë shëndetin emocional dhe psikologjik të tyre. Ka njerëz që për shkak të brishtësisë, i përjetojnë me shumë intensitet sesa kanë disa mesazhe që vijnë nga bota virtuale dhe shkojnë deri në dëshpërim të plotë dhe pse jo deri në vetëflijim”, tha Sociologia Entela Binjaku.

Këto platforma janë kthyer në një rrezik edhe për fëmijët dhe adoleshentët. Sipas studimeve përdorimi i këtyre rrjeteve nga fëmijët dhe adoleshentët ka demonstruar disa fenomene si: vetëvrasjet, varësia nga lojërat, varësia nga lojërat e bixhozit, bullizmi, izolimi, pedofilia, depresioni deri edhe konvulsionet./E.T

Të fundit

Kush mund ta zëvendësojë Altin Dumanin? Klodiana Lala zbulon disa emra

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv, ka folur për kandidatët potencialë për të zëvendësuar kreun e...

E vërteta, apatia dhe cinizmi

Nga Ben Andoni Beteja e radhës ndaj informalitetit e ka treguar kryeministrin Rama si të papërballueshëm në aksionet e tij të befta. Bash në stinën...

1209 – Masakra në Béziers: Fillimi i Kryqëzatës kundër Albigensëve (Katharëve)

Më 22 korrik 1209, qyteti i Béziers në Languedoc (jug i Francës së sotme) u sulmua dhe u shkatërrua brutalisht nga forcat e kryqëzatës...

Horoskopi ditor, 22 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Megjithë disa keqkuptime në marrëdhëniet në çift, do të jeni të durueshëm dhe do të përpiqeni ta bëni këtë një ditë pozitive. Bëni...

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria bëhet” mes Endri Shabanit dhe...

Lajme të tjera

Web TV