Bora Muzhaqi në Dubai: Rinia aktor thelbësor në përmbushjen e Objektivave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja Bora Muzhaqi mori pjesë në “World Government Summit 2024” që po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe, axhenda e të cilit fokusohet në formimin e një të ardhmeje më të mirë për njerëzimin, ku liderë, ekspertë globalë dhe vendimmarrës nga e gjithë bota mblidhen për të shkëmbyer ide e përvoja dhe për të kontribuar në zhvillimin e politikave dhe modeleve që janë thelbësore në formimin e qeverive të ardhshme.

Temat e diskutimit në tryezën e rrumbullakët përfshin si sektorin publik edhe atë privat duke u ndalur tek infrastruktura, energjia, mirëqenia, shëndetësia, por edhe shume fusha të tjera.

Bora Muzhaqi në cilësinë e Ministrit të Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, e ftuar në tryezën e rrumbullakët mbi Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm, theksoi rëndësinë e kontributit të të rinjve, fuqizimin dhe angazhimin e tyre për përmbushjen e këtyre objektivave.

Ministrja Muzhaqi sugjeroi se të rinjtë duhet të përfshihen në të gjithë procesin e vendimmarrjes për objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm me qëllim që ata vetë të zbatojnë këto objektiva për gjeneratën e ardhshme.

Përsa i politikëbërjes rinore në Shqipëri, ministrja Muzhaqi ndau me të pranishmit gjithëpërfshirjen e të rinjve për hartimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029.

“Të rinjtë kanë qenë pjesë aktive në hartimin e Strategjisë Kombëtare të Rinisë 2022-2029, pra është hartuar nga të rinjtë për të rinjtë, duke marrë parasysh kërkesat dhe nevojat e tyre, të konvertuara tashmë në një dokument strategjik për përmirësimin e jetesës së të rinjve.” u shpreh Muzhaqi.

Më tej, ministrja njohu të pranishmit me strukturat e ngritura në nivel lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar për përfshirjen e të rinjve shqiptarë në politikëbërje, të cilat synojnë njëherazi edhe fuqizimin, edukimin dhe mirëqenien e të rinjve.

Lexo edhe :  “Opozita pësoi një humbje turpëruese”, Xhaferraj: PD ka arritur fundin!

“Në nivel lokal, janë ngritur Këshilla Vendor Rinor në të 61 bashkitë. Në nivel kombëtar, është ngritur Këshilli Kombëtar Rinor, ndërsa në nivelin ndërkombëtar të rinjtë kanë përfaqësuar Shqipërinë në Asamblenë e Përgjithshme të 77&78 të Kombeve të Bashkuara, në Konferencën e 28 të Ndryshimeve Klimatike, dhe që nga viti 2016 përfaqësojnë interesat e rinisë shqiptare në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet një përfaqësuesi në bordin drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor.”

Gjatë fjalës së saj, ministrja Muzhaqi u ndal edhe tek tema të tjera të rëndësishme siç është fokusi te kapitali njerëzor dhe zhvillimi i këtij kapitali duke u përshtatur me teknologjitë e reja, pa lënë mënjanë inteligjencën artificiale dhe inovacionin./kb

Të fundit

U qëllua në lëvizje, plagoset me armë zjarri një 40-vjeçar në Durrës

Një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri në qytetin e Durrësit. Burimet bëjnë me dije se i plagosuri ka...

EURO U-17 në Shqipëri, Portugalia dhe Franca në finale, eliminohen Italia dhe Belgjika

Portugali-Francë është finalja e madhe e Kampionatit Europian U-17, që do të luhet më 1 qershor, në “Arenën Kombëtare”. Portugalia mundi Italinë në gjysmëfinale pas...

Tiranë, alarm për bombë te parkimi i hotelit, policia rrethon zonën! Dyshohet për…

Një telefonatë anonime në sallën operative të policisë ka ngritur në alarm forcat e rendit pasditen e sotme në Tiranë. Bëhet fjalë për një...

Merr flakë makina në autostradën Tiranë-Durrës! Shpëton mrekullisht shoferi

Një automjet tip "Benz C Class" është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të premteje në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas informacioneve paraprake automjeti është djegur për...

Dy 14-vjeçarë ngacmojnë një të mitur, e filmojnë dhe postojnë në rrjetet sociale

Prokuroria e Elbasanit po heton një rast të rëndë të ngacmimit seksual në Elbasan. Më konkretisht raportohet se një 12-vjeçare ka rënë pre e...

Lajme të tjera

Web TV