Manja: Shqipëria nga nesër shtet nënshkrues i Konventës Lubjanë-Hagë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja gjatë vizitës në Hagë u takua me dy personalitete të larta të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, presidentin e GJNP Piotr Hofmański dhe kancelarin e kësaj gjykate Osvaldo Zava Giler.

Në një postim në rrjetet sociale, Manja tha se, “vendimet e GJNP në jo pak raste kanë ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve në vatra të caktuara të konflikteve ndërkombëtare dhe kanë sjellë paqe për njerëzimin”.

“Fondi i besimit, i krijuar për të kompensuar viktimat e krimeve ndërkombëtare krahas ndëshkimit penal të autorëve të tyre, i jep kësaj gjykate dimensionin e bërjes së një drejtësie të plotë ndërkombëtare”, theksoi Manja.

Ministri Manja u shpreh se “vizita në shtëpinë e drejtësisë në Hagë është përherë një mundësi reflektimi për një botë më të drejtë dhe pa konflikte”.

“Vendi ynë si mbështetës i Statutit të Romës dhe akteve të tjera ndërkombëtare në lidhje me krimet e luftës, gjenocidit, iu bashkua që në fillim kësaj iniciative dhe nesër bëhet shtet nënshkrues i Konventës Lubjanë-Hagë”, tha Manja.

Gjatë vizitës në Hagë Manja nënshkroi Konventën për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës dhe Protokollin për Ligjin e Zbatueshëm për Detyrimet Ushqimore, në prezencë të Christophe Bernasconi, Sekretar i Përgjithshëm i Byrosë së Përhershme për të Drejtën Ndërkombëtare Private (HCCH) dhe Jules van Eijndhoven, nga Ministria e Punëve të Jashtme holandeze./O.S

Të fundit

Studimi nga Zaloshnja: Katolikët në Shqipëri janë më besimtarët pas komunizmit

EDUARD ZALOSHNJA - Ditët e fundit, Ministria e Financave publikoi listën e familjarëve që përfitojnë këstin e pestë të...

“Putini është grabitqar, nuk do të ndryshojë”

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu fjalët ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite të dielën në kufirin e Polonisë...

Izraeli do të fusë Greta Thunberg në një burg terroristësh

Arrestimi i aktivistëve në kushte si të ishin terroristë dhe sekuestrimi i anijeve të tyre për t'i shndërruar në një flotë policie është strategjia...

Belgjika, 100 mln euro për blerjen e armëve nga SHBA për Ukrainën

Qeveria belge ka ndarë 100 milionë euro për të blerë armë nga SHBA-ja në mbështetje të Ukrainës. Lajmi u konfirmua nga ministri i Jashtëm,...

Shoferi humb kontrollin e mjetit, vdes e vogla e familjes

Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në fshatin Zabel i Ulët të Drenasit. Sipas mediave kosovare, referuar njoftimit zyrtar të Policisë, mësohet...

Lajme të tjera

Web TV