Rusia vendos në listën e të kërkuarve kryeministren e Estonisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipas bazës së të dhënave të Ministrisë së Brendshme ruse, policia ruse ka vendosur në listën e të kërkuarve kryeministren estoneze Kaja Kallas, ministren e Kulturës së Lituanisë dhe anëtarët e parlamentit të mëparshëm letonez.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Kallas kërkohej për “njollosjen e kujtesës historike”.

Agjencia shtetërore ruse TASS tha se zyrtarët baltik u akuzuan për “shkatërrimin e monumenteve të ushtarëve sovjetikë”, akte që dënohen me 5-vjet burgim sipas kodit penal rus.

“Kremlini tani shpreson se kjo lëvizje do të ndihmojë për të heshtur mua dhe të tjerët – por nuk do të ndodhë”, tha Kallas në një postim në platformën e mediave sociale X.

“Unë do të vazhdoj mbështetjen time të fortë për Ukrainën. Do të vazhdoj të qëndroj për rritjen e mbrojtjes së Evropës,” tha ajo, duke shtuar se masa e Rusisë nuk ishte një surprizë.

Estonia, Letonia dhe Lituania janë të gjitha anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s dhe marrëdhëniet e tyre me Moskën janë përkeqësuar ndjeshëm që nga fillimi i luftës në Ukrainë gati dy vjet më parë, shkruan Reuters./O.S

Të fundit

Rutte: Oferta e Trump është një përparim në bisedimet e paqes

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se oferta e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, për garanci sigurie...

Pronat e krimit me qira, fitimet për shtetin mbi 100 milionë lekë

Ky apartament luksoz në një zonë rezidenciale në Tiranë jepet me qira vetëm për 55 mijë lekë. Edhe ky apartament në Vlorë. Thirrjet për dhënien...

Detaje nga vdekja e 59-vjeçarit në Bilisht: Nuk bëri asnjë ndërhyrje

Zbardhen të tjera detaje nga vdekja e 59-vjeçarit pasi doli nga një klinikë dentare në Bilisht. Burime për Newsbomb.al bëjnë me dije se 59-vjeçari nuk...

Trump dhe udhëheqësit europianë pozojnë për “foton familjare”

Para se të uleshin në tryezën ku vazhdojnë bisedimet, udhëheqësit evropiane së bashku me peresidentin amerikan kanë pozuar për “foton familjare”. Në foto shihet Trump...

VV për aktgjykimin e Kushtetueses: Vendim arbitrar!

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar pas publikimit të aktgjykimit të plotë të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e Kuvendit. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV