Ndërtimet në zonat e mbrojtura/ Berisha: Barbari nga Edi Rama për pasuritë e shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa Parlamenti pritet të miratojë një ligj që i hap rrugë ndërtimeve strategjike në zona të mbrojtura, ish-kryeministri Sali Berisha u ndal tek kjo nismë mbrëmjen e sotme përpara mbështetësve të tij.

Berisha theksoi se tonelatat e parave të drogës do të shkatërrojnë trashëgiminë shekullore mijëravjeçare.

Pjesë nga fjala:

Vëllezër dhe motra, zonja dhe zotërinj, një përshëndetje të përzemërt ju, një përshëndetje të përzemërt popullit të 20 shkurtit, popullit të fitores. Përshëndes oratorët që trajtuan sonte një problem që dëshmon dallimin e madh midis qytetarëve dhe barbarëve, midis qytetarëve që kanë përgjegjësi për vete, për fëmijët, për gjeneratat që vijnë dhe barbarëve që vjedhja i ka zhveshur nga çdo moral dhe vërsulen tani me tonelatat e parave të drogës, për të shkatërruar trashëgiminë shekullore mijëravjeçare. Për të shkatërruar trashëgiminë që brez pas brezi na u le ne, dhe detyra jonë është ta ruajmë, ta mbrojmë dhe tua lëmë brezave që vijnë.

Por barbari, i zhveshur nga çdo moral, i zhveshur nga çdo interes tjetër përveç drogës dhe krimit, çon në parlament ligjin për shkatërrimin e tyre, pasurive përrallore të këtij vendi.

Atyre pasurive që e bëjnë Shqipërinë një prej vendeve më të pasura të botës.

Miqtë e mi, kjo betejë në çdo lloj prizmi dhe aspekti është shpëtimtare.

20 shkurti është dita e qytetarëve!

Propaganda banale e Edi Ramës për të mbrojtur vjedhjet, aktet, skandalet e tij dhe të ministrave të tij, u bie nga mëngjesi deri në darkë borive, altoparlantëve se ne jemi njëlloj.

Nuk ka mashtrim më të madh se ky.

E vërteta është se ne jemi dy botë.

Njëra është bota e zezë e vjedhjeve, e krimit, e drogës, e vrasjeve. Është bota e zezë e skandaleve, e dështimeve, e dhunimit të pluralizmit, parlamentit, arrestimit të liderit të opozitës, e përzënies së shqiptarëve nga Shqipëria.

Lexo edhe :  Berisha i përgjigjet Ramës, ironizon hapjen e fushatës së PS: Vallja e hajdutëve!

Kurse dallimi i kësaj bote me botën tjetër që mbron vlerat, parimet e drejtësisë, e kohezionit, e interesit kombëtar, e lirive dhe dinjitetit njerëzor, është dallim si nata me ditën./e.t

Të fundit

Historike, një shqiptar në krye të Federatës Evropiane të Peshëngritjes

Astrit Hasani është zgjedhur president i Federatës Evropiane të Peshëngritjes (EWF) në kongresin zgjedhor të EWF të mbajtur në...

Idrizi reagon për shuplakën që iu dha Gjestit në “Big Brother VIP Albania”

Pas përplasjes fizike në “Big Brother VIP Albania”, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin – një situatë që u përfol gjerësisht në rrjet si...

E Diela e Larit, historia dhe traditat e një kremteje

Në kalendarin liturgjik të Kishës katolike e Diela e Larit festohet një të diel para kremtimit të Pashkëve të Jezu Krishtit. Me të nis...

Spanjë/ Shirat e rrëmbyer shkaktojnë përmbytje në Lanzarote

Qindra shtëpi dhe rrugë në Lanzarote janë përmbytur, pas reshjeve të rrëmbyeshme që përfshiu ishullin Kanarie të shtunën. Qeveria e Lanzarote shpalli gjendjen e...

Jetëgjatësia varet nga mendimet tuaja, ja ç’thotë studimi

Hulumtimet e fundit kanë treguar se mentaliteti ynë dhe kujtimet pozitive nga fëmijëria mund të luajnë një rol të rëndësishëm në jetëgjatësisë dhe shëndetin...

Lajme të tjera

Web TV