Sociologu ngre alarmin: Meshkujt po i përdorin rrjetet sociale për të goditur femrën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sociologu Gëzim Tushe, i ftuar në një intervistë televizive, ka folur lidhur me ditën e dashurisë dhe vetëvrasjet e ndikuara nga rrjetet sociale ku u shpreh se këto situata e kanë tronditur ndjenjën e dashurisë.

Ai tha se jemi duke jetuar të vëzhguar, ndërsa theksoi se rrjetet sociale po ndikojnë masivisht duke rrezikuar dhe marrëdhëniet e dashurisë.

Sipas tij meshkujt shqiptarë janë patologjik dhe se jemi të rrezikuar nga ky fenomen, pasi ata po i përdorin këto rrjete për të goditur femrat në pikën e tyre që konsiderohet më e dobëta që është seksualizimi.

“Është një ditë e shënuar sot dita e të dashuruarve, një ditë reflektimesh të mëdha sepse kur flasim për dashurinë nuk e kemi fjalën vetëm për lidhjet martesore dhe seksin, është vetëm njeriu ai që dashuron krahasuar me qeniet e tjera të gjalla. Njeriu është qenie racionale që i bën veprimet të menduara.

Ka pësuar ndryshme të mëdha kjo ndjenjë, sot kemi ardhur te koha post moderne që është pak e ndërlikuar dhe jo se njerëzit nuk dashurojnë, por këto modernet e kanë tronditur pak ndjenjën e dashurisë dhe ka pësuar ndryshime.

Këtë ndjenjë duhet ta respektojmë dhe ajo që vë re është dallimi i stilit mashkullor nga ai femëror. Meshkujt shqiptar janë disi të kursyer, akoma e kanë atë koracën, ndërsa në stilin femëror është i ngrohtë.”

Më tej ai shtoi se në këtë kohë të sotme postmoderne interferimi i rrjeteve sociale dhe përdorimi pa kriter i tyre ka bërë botën krejt të hapur, duke na bërë ne të jetojmë të vëzhguar.

“Kjo ka anën e mirë të saj atë që ka të bëjë me transparencën, por ka dhe atë anën që ka të bëjë me transparencën banale, ka disa të vërteta që nuk duhen të thuhen.

Po të vini re ka shumë raste që mund të ketë një lajthitje apo një provokim dhe kjo padyshim do sjellë probleme dhe në vend që të na i forconte këto marrëdhënie rrjetet sociale i kanë ftohur.

Në përgjithësi tek ne rrjetet sociale po ndikojnë masivisht, femrat janë xheloze por meshkujt shqiptarë janë patologjik dhe kjo sjell pasoja të shumta sociale në shoqëri. Një nga pasojat e kësaj gjëje është demokratizimi i budallallëkut nga ai që është idiot deri te ai që është akademik.”

Tushi tha se rrjetet në një masë të madhe të konsiderueshme ndoshta dhe për shkak të anonimitetit janë bërë burim i represionit, ngacmimeve verbale, seksuale, rreziqeve të pedofilisë dhe ky është një problem global shqetësues dhe sipas tij duhet ti biem të gjithë këmbanës sepse jemi të gjithë të rrezikuar.

“Kjo tirani mbi gratë dhe femrat është e madhe. Nuk dua të them janë disa gra perkusore që kanë marrë përsipër të flasin për problemet seksuale, të përhapjes së ideve të reja dhe atyre nuk lënë gjë pa i thënë, shqiptarët e kanë mënyrë jetese të godasin femrën në atë që ata e mendojnë si pikën e tyre më të dobët, seksualiteti.

Vajzat dhe gratë që kanë nisur ta forcojnë koracën e tyre, duhet të kenë lëkurë rinoceronti për të përballuar ato që u thuhen në rrjetet sociale, por ky është një turp. Por mbase kjo ditë e sotme që është e butë, mbase do të shërbejë si një sinjal që të jemi të kujdesshëm me femrat tona qoftë si nënë, motër, të dashur.

Ne duhet të jemi të ndërgjegjshëm që teknologjia ka ndryshuar mënyrën tonë të jetesës. Nuk mund të bëjmë censura, dhe në shoqërinë tonë që përgjithësisht është ekstreme, reagon në formë ekstreme dhe këto reagime janë të papranuara për këtë kohë.

Duhet të gjenden terapitë e duhura për të shëruar këto pasi e keqja në shoqërinë tonë jo vetëm që ekziston por po banalizohet dhe kjo do të thotë që jemi në një moment që shoqëria shqiptare ndjehet e trysnuar.”

Sociologu nënvizoi ndër të tjera se jo gjithmonë e kanë fajin  rrjetet sociale, ai u shpreh se pistoleta nuk të vret vet kështu që nuk janë rrjetet sociale ato që të vrasin por kultura shoqërore.

Lexo edhe :  Gjykata e Lartë rrëzon Veliajn, kryebashkiaku mbetet në burg

“Më vjen të theksoj se këto filmime, video që tregojnë marrëdhëniet janë përdorur gjithmonë nga meshkujt dhe e dini pse, sepse shoqëria shqiptare ka ideologjinë e ndryshkur sipas të cilës themi se mashkulli është ai që ja bëri kësaj femrës.

Në shoqërinë shqiptare çdo video përdoret për të shkatërruar femrën, edhe pse ajo marrëdhënie, erotizëm u bë sëbashku prandaj duhet të ndikojmë në moralin e femrës që kur janë fëmijë deri ku lejohet dhe deri ku ndalohet.

Rrjetet sociale janë bërë aleatët të meshkujve dhe ata po e përdorin për të goditur femrat në pikën që konsiderohet e dobët për to, seksualizimi. Për mua të vrasësh një njeri apo të vrasësh veten në fund është krim, s’ka rëndësi motivi dhe në vend që të merremi me gjarprin që na kafshoi duhet të merremi me helmin që hyri në trup dhe ajo është kultura.

Ne kemi frikë ta themi po shoqërisë shqiptare i janë shqepur tegelat, jemi në një situatë shqetësuese dhe nëse nuk merremi me rregullimin e institucioneve ju garantoj se jemi duke ecur drejt humnerës dhe e keqja jo vetëm do banalizohet, por do bëhet dhe e papërballueshme.”, tha sociologu Tushi./   S.M

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV