Blinken vizitë zyrtare në Tiranë, reagon DASH: SHBA po bashkëpunon me Shqipërinë

“Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë me Shqipërinë për shumë çështje” kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale, Departamenti Amerikan I Shtetit, ndërsa njofton qëndrimin e Blinken në Tiranë.

“Shtetet e Bashkuara po bashkëpunojnë me Shqipërinë për shumë çështje, duke përfshirë rritjen e mbrojtjes së saj kibernetike, duke qëndruar së bashku për të mbështetur Ukrainën dhe duke punuar për të zhvendosur mijëra njerëz nga Afganistani” thuhet në reagim./e.t