I jepet fund “varrezave të makinave”, ja Akti Normativ për mbrojtjen e territorit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla, ka “shpluhurosur” pas 13 vitesh, një Akt Normativ, i cili ka të bëjë me mbrojtjen e territorit nga ndërtimet e kundërligjshme.

Në vitin 2011, në kushtet kur thuajse të gjitha akset kombëtare rrugore ishin kthyer në ‘varreza makinash’, rimorkiosh, kontejnerësh, shitje pjesësh këmbimi, pika karburantesh, vende ku shiteshin që nga mermerët e gurët deri te llamarinat, të cilat ishin ndërtuar në mënyrë të paligjshme, jashtë kushteve minimale mjedisore deri në qendra të evazionit fiskal, qeveria “Berisha” hartoi me shpejtësi një Akt Normativ, për heqjen e mjeteve motorike, të rimorkiove, si dhe të pjesëve të tyre të këmbimit, të dala jashtë përdorimit, që ndodhen pranë rrugëve kombëtare.

Ndonëse aktet normative nxirren me qëllim veprimi të menjëhershëm dhe në kushte të jashtëzakonshme, efektet e këtij Akti Normativ ishin thuajse “zero”, për shkak të mos zbatimit të tij nga ana e institucioneve që kishin detyrim zbatimin e tij. Përkundrazi, këto pika u shtuan më shumë, duke krijuar një problematikë mjaft të mprehtë jo vetëm për sigurinë rrugore, ndotjen e mjedisit, por edhe se në vështrim panoramik ato krijonin imazhin si të një vendi në ‘luftë’.

Nisur nga kjo problematikë, duke marrë shkas edhe nga fakti se Shqipëria këtë vit pritet të ketë një fluks të madh turistik, ministri i Brendshëm, Balla ka nxjerrë një urdhër me efekt të menjëhershëm që detyron institucionet që të zbatojnë me shpejtësi Aktin Normativ “Për heqjen e mjeteve motorike, të rimorkiove, si dhe të pjesëve të tyre të këmbimit, të dala jashtë përdorimit, që ndodhen pranë rrugëve kombëtare”

Çfarë përmban urdhri?

Urdhri i ministrit Balla kërkon marrjen e masave të menjëhershme për kontrollin, mbrojtjen e territorit nga ndërhyrjet dhe zhvillimet e kundërligjshme përgjatë autostradave, rrugëve inter- urbane kryesore, si dhe në rrugët inter- urbane dytësore që ndodhen në zona ku zhvillohen veprimtari turistike.

Kontrolli dhe monitorimi i territorit dhe marrja e masave do të kryhet nga Inspektorati Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT).

Lexo edhe :  Vodhi naftë nga anija që ishte e sekuestruar në Durrës, arrestohet 34-vjeçari

“Inspektorati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit të hartojë planet e punës për monitorimin e territorit, për mbrojtjen e territorit nga ndërhyrjet dhe zhvillimet e kundërligjshme veçanërisht duke pasur në konsideratë ndalimin e krijimit dhe mbylljen e vendgrumbullimeve dhe grumbullimin e mjeteve motorike, rimorkiove, si dhe të pjesëve të tyre të këmbimit, të dala jashtë përdorimit, si dhe mbrojtjen e përbërësve të mjedisit, sipas legjislacionit në fuqi, si dhe çdo lloj ndërhyrje tjetër ose zhvillim të kundërligjshëm.”, thuhet në urdhër.

Do të jetë Inspektorati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, institucioni që do të organizojë punën për mbledhjen e informacionit në lidhje me paligjshmërinë, duke shfrytëzuar për këtë qëllim të gjitha burimet e informacionit:

-të dhënat që vijnë nga komunikimet elektronike/telefonata;
-denoncimet dhe ankesat e personave;
-informacionet që vijnë nga personat juridikë.

“Inspektorati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit kërkon informacione nga Bashkitë, Prefektët dhe subjektet e tjera të interesuara me qëllim përmbushjen e detyrave të përcaktuara në këtë urdhër. Inspektorati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit organizon ngritjen e grupeve të përbashkëta të punës ndërmjet IMT-Vendore dhe drejtorive rajonale të IKMT-së, për monitorimin dhe inspektimin e vazhdueshëm të territorit.”, theksohet në urdhrin e ministrit të Brendshëm.

Inspektorati i Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit për realizimin e çështjeve të parashikuara në këtë urdhër do të përgatisë planin e masave, në të cilin përfshihet, përshkrimi i vendit ku do kryhet mbështetja, vlerësimin e situatës dhe të riskut, si dhe planifikimin e forcave dhe të mjeteve që janë të nevojshme për të kryer mbështetjen.

“Në rastet e konstatimit të paligjshmërisë, IKMT për veprimet proceduriale penale ndaj personit përgjegjës kërkon ndihmën e Policisë së Shtetit. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit hartojnë raportin e përbashkët ose të veçantë javor, për strukturat eprore. Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit raporton çdo ditë të hëne pranë Ministrit të Brendshëm në kuadër të raportimeve periodike mujore. Për zbatimin e këtij urdhri ngarkohen Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm të sigurojë zbatimin dhe kontrollin e zbatimit të këtij urdhri.”, përfundon urdhri./E.T

Të fundit

Barcelona merr një fitore komode në fushën e Las Palmas dhe ruan kryesimin e La Ligës

Barcelona bëri detyrën në transfertë ndaj Las Palmas, duke triumfuar 0-2 në duelin e vlefshëm për javë e 25-të...

Elon Musk mbështet sërish Alternativën për Gjermaninë përpara zgjedhjeve

Miliarderi amerikan Elon Musk, i cili është edhe bashkëpunëtor i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, ka publikuar sot në platformën X një postim...

Interi vuan por fiton ndaj Genoas, zikaltërit marrin përkohësisht kreun e Serie A

Interi mposhti minimalisht 1-0 Genoan në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të Serisë A. Falë këtij triumfi, zikaltrit e Inzaghit kanë marrë...

E ardhmja e tregut të punës: Ku janë punët më të paguara

Ekspertët e inteligjencës artificiale, si dhe profesionistë nga fusha të tjera të teknologjisë së informacionit, tashmë janë shumë të kërkuar në tregun e punës...

3 Ushqimet që duhet t’i konsumoni në shkurt

Shkurti është muaji që shënon kalimin nga dimri në pranverë në shumë pjesë të botës, dhe kjo ndryshim sezoni vjen me një ndryshim në...

Lajme të tjera

Web TV