“I vuri gjobë mjekut”, gazetarja: Altin Çoku me rekorde kriminale por dënime minimale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

39 vjeçari Altin Çoku i akuzuar për shkaktimin e vetëvrasjes ndaj një 27-vjeçareje në Kamëz për shkak se i kishte postuar foto intime në rrjetet sociale ishte një person me rekorde kriminale por që dënimet për të kanë qenë minimale. E ftuar në “Studio Live” në Report Tv gazetarja Keti Banushi solli rastin kur ai kishte kërcënuar me mesazhe edhe një mjek psikiatër.

“Altin Çoku me rekorde kriminale por dënime minimale! Një skemë të ngjashme e kishte bërë dhe me mjekun psikiatër të cilit i dërgonte mesazhe dhe i kërkonte para. Vlera kishte vajtur deri në 4 mijë euro dhe mjeku ishte detyruar të bënte kallëzim. Është hetuar dhe gjykuar nga gjykata e krimeve të rënda, është dënuar me dy vjet e gjashtë muaj dhe me gjykim të shkurtuar ishte ulur në 1 vit e gjashtë muaj. Më pas Apeli e kishte pezulluar në pesë vjet shërbim prove që do të thotë se ai të rrinte në shtëpi të mos shkonte në lokale dhe të ndiqte trajnime”, tha ajo.

Banushi shton se Çoku hynte në TikTok pasi e reja ndërroi jetë, ndërsa shprehej se është “i sëmurë me kartelë dhe nuk bënte burg”.

“Meqë jemi në prag të miratimit të kodit të ri penal. Duhet të ndërhyjmë më shumë. Janë parashikuar disa ndëshkime por nuk është futur specifikisht në këto platforma.  Ndaj tij është një akuzë shtyrje drejt vetëvrasjes por mund të ketë dhe një akuzë tjetër. Ky person ishte shumë i ftohtë dhe shumë i ambientuar me mediet. Ishte shumë gjakftohtë, thoshte nuk e kam bërë unë atë gjë, pra nuk e kam publikuar unë por e ka publikuar shoku i tij duke dhënë dhe emrin.  Shokun nuk e kanë ndaluar pasi dhe prokurorët pretendojnë se është ky personi që e ka bërë.”/O.S

Të fundit

Shtetet e Bashkuara të Shqiperisë dhe Manifesti i Arrestimeve

Thoma Gëllçi Në Vlorën historike, ku dikur flamuri i pavarësisë u ngrit krenar nga Ismail Qemali, këtë herë u valëvit...

Shërbeu për 11 vite, ndahet nga jeta polici Gazmen Meta

Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka ndarë një mesazh ngushëllimi për ndarjen e parakohshme nga jeta Gazmen Metës, efektiv i Policisë së...

“Ndeshjet po shtohen sepse lojtarët janë të pangopur për rroga”

Karl-Heinz Rummenigge ka bërë thirrje publike që gjermanët të mos ankohen kaq shumë për Botërorin e klubeve që u zhvillua në SHBA. Mediat gjermane,...

Gramsh, të lënduarit transportohen me helikopter drejt Tiranës

Në situatën dramatike që po përjeton Gramshi prej disa ditësh, ka nisur transportimi me helikopter i të lënduarve nga flakët drejt Spitalit të Djegieve...

Zgjidhet më e bukura e Bjeshkëve, ka ardhur nga Kanadaja

Ashtu sikurse dhe çdo vit fundjavën që lamë pas u mbajt në Qafën e Predecelit “Miss Bjeshka”, një nga traditat e hershme të Malësisë...

Lajme të tjera

Web TV