Rasti i 27-vjeçares, eksperti “plas bombën” tjeter mbi Altin Çokun”: leu me benzinë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Karamuço tha se ai e kishte kthyer Tiktok-un në burim të të ardhurash, aty ku shante dhe shantazhonte njerëz. Madje i ka shantazhuar një tjetër vajzë në Kurbin para disa vitesh, duke i lyer të vëllanë me benzinë nëse ajo nuk kryente marrëdhënie seksuale me të.

“Ky person është futur tek influencierët, të cilët fitojnë shumë para nga daljet për këtë arsyet shajnë e bëjnë gjithçka. Shpërthime, djegie makinash, rrëmbime për shkak të konflikteve të nisura në rrjete. Ky personazh e ka filluar karrierën në Kurbin merr një te mitur e hedh në një kazan plehrash i hedh benzinë dhe tenton ta djegë duke shantazhuar motrën e të miturit për të kryer marrëdhënie seksuale.

Është dënuar me 16 vite në atë kohë po nuk di si ia ka hedhur. Ka një vepër të dyte penale shtrëngimi me anë të kanosjes nëpër rrjetet sociale. Ka një aksident automobilistik me humbje jete, nuk e di si ka dalë i pafajshëm. Dy tre ankesa që po verifikohen. Është person përsëritës problematik. Kur je i sëmurë mendor dhe kryen vepër penale, ligji parashikon shtrim të detyruar në spital psikiatrik. Këta njerëz nuk mund të lihen të lirë dhe nuk mund të jenë në përdorim të këtyre rrjeteve, po vrasin njerëz. Është dëgjuar duke kërcënuar për akte terrostite, për vrasje dhe askush nga organet e policisë nuk e ka mbajtur nën mbikëqyrke. Mund të ishte parandaluar duke pasur parasysh krimeve të mëparshme. Ne sot këto rrjete sociale i kemi jashtë kontrollit, vetë institucionet nuk kanë një strukturë për të kapur në kohë ngjarje të tillë që përbëjnë vepra penale.

Në rastin konkret, ishte shantazh për të përfituar para, ose shërbime seksuale. E ndjera ka qenë në nevojë të madhe, kushtet nuk kanë qenë të mira ishte në gjendje të rënduar psikologjike. Merrej me punë të rëndomta, këta shfrytëzojnë nevojat dhe të fusin në një qarkull që nuk del dot më dhe nuk kërkon dot as ndihmë”-u shpreh Karamuço./O.S

Të fundit

Apeli pranon kërkesën, Lyon do të vazhdojë të luajë në ligën e parë franceze

Olympique Lyon do të vazhdojë të luajë në Ligue 1. Apeli ka pranuar ankesën e këtij klubi, duke e...

Elbasan, thyen masën ‘arrest shtëpie’ dhe tenton të përdhunojë fqinjen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Elbasanit ku një 55-vjeçar ka tentuar të përdhunojë fqinjen e tij. 55-vjeçari I. F., ka thyer...

Xhiroja boshe e fitores së Bibi-t

Mairav Zonszein* Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka qenë tepër aktiv duke shpallur fitoren në luftën e vendit të tij kundër Iranit — një fitore që...

Përplasi për vdekje turistin, vihet në pranga 67-vjeçari nga Lezha

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ku një 67-vjeçar, ka përplasur për vdekje 58-vjeçarin suedez i cili kishte ardhur në Shqipëri...

F1/ RedBull shkarkon drejtorin Christian Horner pas 20 viteve në krye të skuadrës

Red Bull Racing ka shkarkuar drejtuesin e skuadrës Christian Horner pas dy dekadash në krye. Ekipi i Formula 1 njoftoi të mërkurën se kishte shkarkuar...

Lajme të tjera

Web TV