Shpërndanin kokainë në kryeqytetin grek, arrestohen 4 shqiptarë (EMRAT)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjatë një operacioni nga policia greke janë arrestuar 4 shqiptarë pasi shpërndanin lëndë narkotike në një zonë të kryeqytetit grek, Athinë.

Ky operacion ka filluar që nga muaji qershor i 2023, ku policia arrestoi dy persona dhe 1 tjetër e shpalli në kërkim. Po në tetor të vitit të kaluar nëpërmjet përgjimit të telefonatave u identifikuan  dhe 2 të tjerë, Ardiano Xhangollari, 44 vjeç dhe Manuel Toska, 35 vjeç.

Ndërkohë që bashkëpunëtoret e tyre u zbuluan, bënë të ditur se në këtë grup ishte dhe një grua 50 vjeçare dhe një shtetas grek. Armando Bregasi, 30 vjeç, Kozeta Bregasi, 52 vjeçe, Enis Morava, 39 vjeç, Euklid Ago, 35 vjeç dhe Arben Memajdini, 40 vjeç,  Vasileios Dhiamantopoulos, 35 vjeç ,dhe një person tjetër që nuk është identifikuar akoma.

Policia sekuestroi 219 gram kokainë, 180 gram marijuanë, barna, 22 mijë 460 euro, 50 paund, pistoletë me ajër, 8 celularë, 3 peshore elektronike, karta dhe libreza bankare, shkrime dore si dhe automjetet luksoze 2 “Audi Q5” dhe 1 “VW Golf” si dhe 2 motora.

Ndërkohë që nën arrest janë Armando Bregasi, Kozeta Bregasi, Ardiani Xhangollari, Manuel Toska dhe Vasileios Dhiamantopoulos , janë vendosur në kërkim Enis Morava, Euklid Ago dhe Arben Memajdini.  Për policinë Arben Memajdini  nuk është  i panjohur pasi rezulton i arrestuar edhe në vitin 2016 në qytetin Gjirokastrës me 5.3 kg marijuanë./E.T

Të fundit

Elena Kocaqi: Politika shqiptare vuan nga mungesa e burrërisë

Kryetarja e Aleancës Kombëtare Shqiptare, Elena Kocaqi, ka komentuar përplasjen e fundit për mandatin e vetëm të “Nisma Shqipëria...

Rama me ndryshime, Ristanit i ngarkohet detyra e re

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të zhvilluar pasditen e sotme, mësohet se kryeministri Edi Rama ka kërkuar që nga 4 nënkryetarë që ka...

Kurti: Këtë fundjavë do të kemi lajmin final

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se partia e tij ka gatishmëri për të bashkëqeverisur me Nismën...

Publikoi letrën e turpshme të Trump, Shtëpia e Bardhë përjashton gazetën

Shtëpia e Bardhë ka përjashtuar Wall Street Journal nga grupi i mediave që do të mbulojnë udhëtimin e presidentit Donald Trump në Skoci këtë...

Dumani shkarkoi Krajën, Murrizi: Kanë bërë sherr për BKH-në

Deputeti Myslim Murrizi ka reaguar në rrjete sociale pasi kreu i SPAK, Altin Dumani, shkarkoi nga posti i Drejtorin me Marrëdhëniet me Jashtë, Arben...

Lajme të tjera

Web TV