Skandali: Kënga e artistëve izraelitë bën thirrje për vdekjen e Dua Lipës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një këngë nga dyshja hip-hop izraelite, Ness Ve Still, e publikuar pas shpërthimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, është kthyer në një himn jozyrtar te luftës së Izraelit. Përveç thirrjes për shfarosjen e armikut, Nesia Levy dhe Dor Soroker, mbrojnë gjithashtu vrasjen e modeles amerikano-palestineze Bella Hadid, këngëtares britaniko-shqiptare, Dua Lipa dhe yllit Mia Khalifa. Titulli i këngës “Harbu Darbu” fjalë për fjalë do të thotë “shpata dhe sulme”.

Në zhargonin vendas, fraza do të thotë të shkatërrosh kundërshtarin. Kjo është pikërisht ajo që reperët premtojnë se ushtria izraelite do të bëjë. Kënga ka mbi 18 milionë shikime. Kënga dhe videoklipi janë në shumë mënyra tipike për hip-hop-in izraelit, por teksti i këngës, sipas mediave izraelite, përmbledh ndjenjën e zemërimit që ka mbizotëruar në Izrael që nga 7 tetori. Në këtë pjesë përmenden edhe Bella Hadid, Dua Lipa dhe Mia Khalifa, të cilat kanë mbeshtetur me forcë fundin e sulmeve në Gaza që nga fillimi i konfliktit. Kënga kryesoi listat në Izrael për javë të tëra dhe aktualisht është në vendin e pestë./E.Ç

Të fundit

Jorida Tabaku pranon dështimin e PD-së: Nuk ia dolëm për rrotacionin

Arriti të sigurojë mandatin në Tiranë por sërish nuk e quan betejë të fituar. Jorida Tabaku shprehet se aksioni...

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit e pranon: Fëmijët në kopësht u helmuan

Drejtoresha e Spitalit të Gramshit ka reaguar pas lajmit se disa fëmijë të një kopështi shtetëror në Gramsh janë helmuar nga ushqimi që kanë...

KQZ miraton rezultatin final të zgjedhjeve, PD ankimon për Kukësin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 11 majit në 12 qarqet e vendit, duke i hapur rrugë fazës së...

Kapet në Firence çifti shqiptar me 23 kg kokainë të pastër

Një operacion i policisë italiane në Firence ka çuar në arrestimin e një çifti shqiptar, të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Dy të rinjtë,...

Taylor Swift e lumtur që miqësia me Lively ka mbaruar!

Taylor Swift thuhet se ka hequr dorë nga miqësia e saj dhjetëvjeçare me Blake Lively pasi u përfshi pa dëshirë në dramën ligjore të...

Lajme të tjera

Web TV