Stresi sqaron deklaratën për Sarën: “Është lojtare e fortë, unë e shoh në finale”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Stresi ka sqaruar deklaratën që ka bërë pak ditë më parë në Instagramin e tij për Sara Gjordenin dhe situatën e krijuar në BBVIP. I ftuar në Top Albania Radio, Stresi tregoi se nuk ka asgjë personale me Sarën dhe nuk i njeh asnjë lidhje jashtë, thjesht ka bërë një gjykim si publik.

Ai theksoi se nuk e sheh të arsyeshme që dikush të bënte diçka të tillë për famë.

“Sarën e njoh prej vitesh, unë kam dhënë mendimin tim. Aty është një lojë dhe ne si publik futemi në një lojë të tillë. Duke parë se çfarë ka deklaruar ajo dhe si ka dalë aty, dhe si po dalin gjërat, dhashë mendimin tim… Për famë nuk ka bërë mirë që ka bërë këtë lojë, sepse fundja fundit famë është dhe do dalësh nga aty, ndoshta jo fituese, ndoshta fituese, por asgjë nuk ngel, më beso.

Unë nuk i njoh asnjë lidhje vajzës jashtë. Unë nuk gjykoj jetën e askujt. Duke parë që ka lënë një gjë peng jashtë dhe hyn brenda dhe flet po ashtu prapë me ex-in që dhe ai hyn brenda, ndërkohë ka edhe dikë tjetër që është dashuruar aty dhe mban një kryq të atij që do ndeshej para pak ditësh.

Është lojtare e fortë, mos e nënvlerësoni Sarën. Fundja fundit është lojë. Mirëpo çdokush ka mendimin e tij dhe jetën e tij. Unë dhashë mendimin tim dhe kaq. Nuk e shoh aspak të arsyeshme që ta bësh këtë për famë. Unë jam publik, në këtë rast e gjykoj kështu.”/E.Ç

Të fundit

Avionët luftarakë “Rafale”, Franca merr vendimin e papritur ndaj Serbisë

Pak ditë më parë presidenti serb, Aleksandar Vuçiç zhvillon një takim me homolgun e tij në Francë, Emmanuel Macron...

E vërteta e naftës së Shpiragut

Nga Fatos Çoçoli Për shkak të shtimit të prodhimit dhe shitjeve të makinave elektrike kudo në botë(shitjet e tyre kanë kapur 18 përqind të totalit...

FOTO/ Pas daljes nga shtëpia e “Big Brother”, Ledjona bën ndryshimin drastik

Ledjona Xheladinaj ka vendosur që të bëjë një ndryshim të papritur në imazhin e saj. Ish-banorja e Big Brother Vip 3, ka ndryshuar ngjyrën e...

“Dronët iranianë mund të bëjnë kërdinë”/ Analiza mbi goditjen e Izraelit

Irani ka nisur dhjetëra dronë dhe raketa balistike drejt Izraelit, duke kryer një sulm të pashembullt kundër armikut të tij të përbetuar. Në mesin...

Përse i duhet Ilir Metës simbolika e fitores së partisë së Gruevskit?

Nga Mero Baze Ashtu si Albin Kurti në Kosovë, edhe Ilir Meta në Shqipëri mori pozicion të qartë në zgjedhjet që zhvillohen në Republikën e...

Lajme të tjera

Web TV