Vitet ’70- ’80 në Kosovë, Arkivat me foto dhe dokumente për Pavarësinë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këto janë disa imazhe që lidhen me demonstratat e vitit 1981 në Kosovë. Studentët ishin ndër të parët që nisën të shprehin pakënaqësitë ndaj ish-Jugosllavisë. Më pas reagimet u përhapën në të gjitha hallkat e shoqërisë. Arkivat Shqiptare dhe të Kosovës, në ekspozitën e përbashkët dedikuar 16-vjetorit të Pavarësisë të çelur këtë të shtunë në Kalanë e Tiranës zgjedhin ti konsiderojnë këto hapa kyçe si “Rizgjim në vlerat kombëtare” të Kosovës Republikë.

Vitet 1970-1980 që cek përmes fotografive dhe dokumenteve kjo ekspozitë, sjellin në vëmendje bashkëpunimet dypalëshe Shqipëri-Kosovë, takimet mes përfaqësuesve të Ministrisë së Arsimit, shkëmbimit kulturor si dhe pasqyrimin që i bëhej ngjarjeve në shtypin shqiptar, si ky raportim i zbardhur Ylli Pepos. Apo zbulojnë më tej sesi ambasadori i kohës i Shqipërisë ruante lidhjet me studentë të Kosovës në ish-Jugosllavi për të marrë informacione shtesë dhe për t’i ardhur në ndihmë Kosovës.

Studiuesi Ardit Bido tregon se mes Drejtorisë vendase të Arkivave dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës  ekziston bashkëpunimi sa i përket këmbimit të dokumentacioneve. Ai tregon në këtë kontekst nëse do të mund të bëhej më shumë, për të ekspozuar përmes fakteve krimet e luftës së Serbëve në Kosovë edhe jashtë kufijve shqiptarë.

Në një kohë që tanimë Shqipëria po bashkëpunon në pasqyrimin e muzeumeve të memories, për të dëshmuar krimet ndaj njerëzimit, siç është rasti I muzeut hebraik ajo çka mungon është një muze që të pasqyrojë luftën në Kosovë. Propozim që ngrihet herë pas here nga personalitete vendase dhe shuhet pa zgjidhje.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun përgjatë gjithë fundjavës./E.T

Të fundit

Toka pjellore e Pilincëve!

Nga Lavdrim Lita Gjermani Otto Witte, me profesion akrobat orvatej rrugëve të Stambollit, takon papritur një mik që e njihte...

“Izraeli e ka humbur humanizmin”/ Vrasja e gazetarëve në Gaza, reagime nga organizatat

Organizatat ndërkombëtare të medias dhe liderët botërorë kanë dënuar vrasjen e dy gazetarëve dhe tre kameramanëve të Al Jazeera dhe një gazetari të pavarur...

Ronaldo i propozon Georginës për martesë, unaza miliona dollarëshe bën xhiron e botës

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez janë zyrtarisht të fejuar! Pas një lidhjeje që ka zgjatur mbi 7 vite, superylli portugez i futbollit i ka...

Rama kështu, Sala ashtu, SPAK-u kështu…

Nga Ardian Vehbiu Ca miq të mitë në FB i shoh që postojnë vetëm për politikë. Më duket çudi që politika zë në jetën e...

Këmbimi valutor 12 gusht/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja sot

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 82.6 lekë dhe do shitet me 84 lekë. Ndërkohë monedha...

Lajme të tjera

Web TV