Bonusi i tërmetit/ Banorët protestojnë në Durrës: Nuk po bëjnë asgjë, na mbajnë me llafe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ata deklarojnë se po përballen me vështirësi të shumta ekonomiko-sociale pasi prej muajsh nuk përfitojnë bonusin e qirasë për strehimin dhe atë të dëmtimit nga tërmeti.

“Ishim brenda me dy pjesëtarë nga komuniteti rom dhe egjiptian, ku realizuam një takim me nënkryetarin e bashkisë. ai mori disa informacione dhe për pjesën e bonusit 50 me 50,  na është thënë që ditën e hënë do kemi përgjigjen përfundimtare, ku do të kalojmë pjesën e pagesës së lekëve”, tha Ismail Jakupi, përfaqësues i komunitetit rom e egjiptian në Durrës.

“Jam rrugëve fare, te bashkia kam shkuar më kanë thënë po po po , asgjë nuk po bëjnë, po më mbajnë me llafe, me të mirë. Jetesa jonë është 0 fare”, tha një grua.

“Pronarët kërkojnë lekët, ne nuk kemi, ku të shkojmë. Mirë që po ngelim jashtë, por të paguajmë lekët që kemi borxh te pronari”, u shpreh një grua tjetër.

Drejtues të bashkisë së Durrësit kanë pritur përfaqësues të grupimeve të ndryshme qytetare dhe u kanë premtuar që javën e ardhshme do të marrë zgjidhje shqetësimi i tyre, ndërsa banorët deklarojnë se do e vijojnë protestën e tyre nëse nuk do të marrin bonusin e qirasë në vazhdim./O.S

Të fundit

Turbulencat po përkeqësohen, studimi: Ja rrugët më të ashpra të fluturimit

Një valë incidentesh të kohëve të fundit ka vënë në qendër të vëmendjes turbulencat gjatë fluturimeve, një fenomen gjithnjë...

Putin gati të takohet me Trump, Zelensky lihet jashtë

Pas më shumë se tre vitesh nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, duket se po afrohet mundësia për një takim mes presidentit rus...

Emiliano Zapata, figura emblematike e revolucionit meksikan

8 gusht 1879 Emiliano Zapata Salazar lindi më 8 gusht 1879 në fshatin Anenecuilco të shtetit Morelos në Meksikën qendrore. Ai u rrit në një...

Horoskopi ditor, 8 Gusht 2025

Dashi Jeta juaj ne çift pritet te ketë furtuna te mëdha gjate kësaj dite. Nuk do kuptoheni shume mire me partnerin dhe kjo mund te...

8 gusht 1963: Kur 15 veta grabitën 2.6 milionë paund nga një tren postar në Angli

Më 8 gusht 1963, në orët e para të mëngjesit, një grup prej 15 vjedhësish profesionistë, të armatosur dhe jashtëzakonisht të organizuar, sulmuan një...

Lajme të tjera

Web TV