E rëndë/ Kërcënonte dhe dhunonte nënën, arrestohet 46-vjeçari në Elbasan

Një 46-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga policia e Elbasanit, pasi ushtronte dhunë ndaj nenës së tij.

Bëhet e ditur se nëna e 46-vjeçarit ishte e pajisur edhe me urdhër mbrojtje ndaj të birit, por kjo nuk e ka ndaluar këtë të fundit që të kërcënonte, të dhunonte nënën e të dëmtojë pajisje në shtëpinë e saj.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 46 vjeç, banues Elbasan, pasi ka kanosur dhe dhunuar nënën e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje. Gjithashtu, 46-vjeçari ka dëmtuar disa pajisje, në banesën e kësaj shtetaseje.“- njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme./O.S