Vladimir Putin i bën dhuratën luksoze Kim Jong

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti rus Vladimir Putin i ka dhuruar liderit të Koresë së Veriut Kim Jong Un një makinë luksoze prodhim rus.

Media shtetërore e Phenianit tha se limuzina iu dorëzua ndihmësve kryesorë të Kim të dielën.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov më vonë konfirmoi dhuratën, duke thënë se ishte një Aurus, një sedan luksoz me përmasa të plota të llojit të përdorur nga vetë Putin.

Dy vendet e izoluara ndërkombëtarisht kanë krijuar marrëdhënie të ngushta që nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia.

Koreja e Veriut mendohet se po furnizon Rusinë me artileri dhe raketa balistike për luftën, pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare ndaj të dy vendeve. Të dyja palët mohojnë shkeljen e sanksioneve.

Putin e mirëpriti Kim në Kozmodromin Vostochny në Lindjen e Largët ruse shtatorin e kaluar, në atë që ishte udhëtimi i tij i parë jashtë vendit në katër vjet.

Gjatë asaj vizite, udhëheqësi i Koresë së Veriut inspektoi limuzinën Aurus të Putin dhe u ftua të hipte në sediljen e pasme. Ata gjithashtu shkëmbyen armët si dhuratë.

Kim Jong-un besohet të jetë një entuziast i makinave dhe se ka një koleksion të automjeteve të huaja luksoze.

Motra e Kim, Yo Jong tha se “dhurata shërben si një demonstrim i qartë i marrëdhënieve të veçanta personale midis liderëve të lartë” të dy vendeve, në komentet e cituara nga agjencia shtetërore e lajmeve të Koresë së Veriut KCNA.

Por Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut tha se dhurata shkeli sanksionet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër Koresë së Veriut, të cilat ndalojnë furnizimet e disa kategorive të automjeteve, përfshirë makinat luksoze.

Si Rusia ashtu edhe Koreja e Veriut kanë treguar se Putin do të vizitojë Phenianin në të ardhmen e afërt./O.S

Të fundit

Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Sokol Malaj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi shkarkimin nga detyra të prokurorit tw Tiranws Sokol Malaj. Trupi gjykues...

Gjermania injoron kritikat, vazhdon eksportet ushtarake drejt Izraelit

Sipas shifrave zyrtare të publikuara, Gjermania ka vazhduar eksportet e saj ushtarake drejt Izraelit në muajt e fundit pavarësisht shenjave shqetësuese të gjenocidit në...

Gjermania dhe BE: Sulmet ndaj gjyqtarëve në Kosovë janë të papranueshme

Ndërkombëtarët reagojnë në mbrojtje të Gjykatës Supreme të Kosovës pas shfuqizimit të vendimit të ministrit në detyrë të financave, Hekuran Murati, lidhur me arkat...

“Më pëlqejnë!” Ribery motivon Bayernin për 2 blerje në merkato

Franck Ribery duket optimist për merkaton e Bayern. Legjenda e skuadrës bavareze, në një intervistë për Sport Bild, i ka lavdëruar dy lojtarët që...

Macron kundër planit të NATO: Jo armëve amerikane për Ukrainën

Franca nuk pritet t’i bashkohet një nisme të mbështetur nga NATO, e cila synon që vendet evropiane të financojnë blerjen e armëve amerikane për...

Lajme të tjera

Web TV