Kreu i Shoqatës së Transportit Urban tregon arsyen e vonesave të urbaneve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i Shoqatës së Transportit Urban, Dashnor Mema, shprehet se urbanët në Tiranë vonohen jo për shkak të numrit të tyre, por për shkak të trafikut të rënduar.

Mema tregon se kush janë linjat më të rënduara dhe ato me më pak trafik.

Ai tha se sado autobuzë të nxirren në rrugë, nëse trafiku do të jetë i rënduar, sërish ata nuk do të mbërrijnë në destinacion në kohën e duhur.

“Kanë probleme rrugët kryesore që kanë edhe trafikun më të dendur. Nuk e parashikojmë dot se në çfarë minutash do të mbyllet një cikël i autobuzit. Një cikët nëse nuk ka një trafik të rënduar, mbyllet në kohën që duhet të mbyllet. Ne sado mjete të nxjerrim në rrugë, nëse do të ketë trafik, është e paarritshme në kohë, që të mbërrijë në vendin e duhur.

Trafik të rënduar kanë linjat Institut-Qendër, është Tirana e Re, është linja e Kombinatit, janë linja që kanë edhe fluksin edhe më të madh. Edhe Tiranë-Sauk ka trafik të rënduar. Edhe linjat nga Vora nga rrugët dytësore, është e rënduar. Pak më të qeta janë linjat e Freskut dhe Brrylit.

Ne sikur të nxjerrim edhe aq autobuza sa kemi, nëse do të ngecin në trafik, sërish do të vonohet. Unë nëse transporti publik do të ketë garancinë, sigurinë dhe shpejtësinë, do ta përdor transportin publik”, tha Mema./e.t

Të fundit

Presidenca e Kosovës: Po analizojmë procesin e konstituimit të Kuvendit

Ekipi ligjor në Presidencën e Kosovës është duke bërë “analiza” lidhur me procesin e konstituimit të Kuvendit, i cili...

Ukrainasit publikojnë pamjet e arrestimit të njeriun që vrau ish-kreun e Parlamentit

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi në orët e para të mëngjesit të së hënës se ishte arrestuar një i dyshuar për vrasjen e ish-kryetarit...

Zyrtare: Milani mbyll merkaton me mesfushorin francez

Milani ka përfunduar merkaton e kësaj vere duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit Adrien Rabiot. Mesfushori lë kështu Olympique Marseille për t'u rikthyer në bashkëpunim me...

Problem me financat, Muzeu Van Gogh paralajmëron mbylljen!

Muzeu Van Gogh në Amsterdam, shtëpia e koleksionit më të madh në botë të veprave të Vincet van Gogh, ka lëshuar një paralajmërim të...

Durrës, dhunohet turisti, policia procedon dy 17-vjeçarë

Policia e Durrësit përmes një njoftimi për mediat ka sqaruar një ngjarje të ndodhur më datë 14 gusht në qytetin bregdetar, ku është dhunuar...

Lajme të tjera

Web TV