Kulla ikonë e Londrës do të shndërrohet në hotel, ja shuma marramendëse sa do të shitet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kulla BT, një pikë referimi e njohur në Londër, do të shndërrohet në një hotel pasi është shitur për 275 milionë paund. Kulla 177 metra, e inauguruar në vitin 1965 nga kryeministri i atëhershëm Harold Wilson, shërbeu si një qendër kryesore për rrjetet e komunikimit në Mbretërinë e Bashkuar.

Ishte ndërtesa më e lartë e Londrës për 16 vjet derisa u ndërtua Kulla NatWest. Ish-pronarët e kullës, BT Group, që njoftuan të mërkurën se e kishin shitur atë te MCR Hotels.

Sipas BBC, drejtori i pasurive të paluajtshme të BT, Brent Matthews, tha se kulla luajti një rol jetik në përcjelljen e thirrjeve, mesazheve dhe sinjaleve televizive të vendit.

Publiku mundi të vizitonte restorantin e tij “rrotullues”, i cili ndodhej në katin e fundit. U deshën 22 minuta për të përfunduar një rrotullim të plotë dhe ishte popullor për shkak të pamjes së saj që shtrihej në të gjithë Londrën qendrore.

Megjithatë, ajo u mbyll për publikun pas shpërthimit të një bombe në vitin 1971.

Drejtori i pronave të BT Group, Brent Mathews, tha: “Kulla BT ndodhet në zemër të Londrës dhe ne kemi qenë jashtëzakonisht krenarë që kemi qenë pronarë të këtij monumenti të rëndësishëm që nga viti 1984./e.t

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV