Navalny i munguar i Shqipërisë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Enxhi Hoxha

Alexei Navalny, një pigment rebel që e njolloste përvijueshëm tablonë e totalitarizmit të Putinit, u bë kurbani i vetëzgjedhur i Kremlinit! Lider kalibri i opozitarizmit rus, shpirti qëndrestar që mëtonte sabotimin e ekspozitës së regjimit, asgjesimin e kupolës së shtetit, radikalizimin e sistemit, zgjodhi t’i buzëqeshë me dinjitet vdekjes. Funerali i Navalny-t, synohej si i vetmi perimetër sigurie, që moderonte moçalin e harlisur të pushtetit të roitur putinian. Si komedi në vaki, u vendos në skenë mbrëmë, protesta e kampit opozitar shqiptar. Aksiomë e ricikluar, përbetimi i profecisë berishiane, se ai është Navalny i Shqipërisë, preludi i regjimit, dëshmori i regjisë qendrore të Edi Ramës, heroi mitologjik modern! Një pulitje e mbllaçitur në ekstazë mbi autopsinë e Navalny-t!

Dualiteti opozitar i Rusisë dhe Shqipërisë është konfrontimi grotesk përmidis kauzës dhe karriges, pushtetit dhe përfitimit, idealit dhe zhurmës, besimit dhe gënjeshtrës! Teza e minorancës shqiptare, është gajasje publike pa mesazhe të koduara, aspak e reformuar, as e rafinuar, realitet sade, që ndiqet qorrazi, e rrëmbyer dhe e suprimuar nga një kast i vjetër, me qëllim fundor zhvatjen pa teklif. Opozita, laborator i vorbullit të pesticideve, që bluan interesat personale të Sali Berishës dhe sekuestron paturpësisht demokracinë e Shqipërisë! Sa fatkeq është ky komb, që dritarja e shtëpisë së një ish-politikani i dizenjon itinerarin e farsës së ndërveprimit publik. Kush konsumon aksionin opozitar aktual, është klient i një menu-je të konservuar prej vitesh, që bekohet nga rezistenca e përbotshme e Sali Berishës. Rendi i ditës së axhendave me notë proteste, dihet, refren i një hiti pa rekorde, fjalime të mërzitshme në podium, zotim i një revolucioni plebishitar, mosbindje civile, togfjalëshi që përçon shumë, por s’premton asgjë. Kronologjia e divizës së opozitës, s’risjell risi, as shpresë, as frymëzon, as motivon, as inkurajon, shërbesë e vdekur së gjalli. Agonia e trupës politike të vendit, mbetet fatkeqësi kombëtare. Nje momentum i mugët!

Gostitë e dollitë e Flamur Nokës dhe dëshmorëve të rënë për SB-ën, që plaçkisin pushtetin legjislativ si pronë private, janë papranueshëm panorama e një vizioni të kalbur, e një vokacioni të murmur, e një denigrimi e degradimi institucional. Teksa, Edi Rama miraton nën preambulën e qeverisjes, pa i filtruar amendimet e ligjeve, me regjinë e pluhurit mbi kartonat e kuq, ky vend lind e perëndon pa trup opozitar, sepse sindroma e Stockholmit i ka kapluar, me gjasë jo mendjen paçka servilizmit, por në shpagimin e interesave të fertilizuara në kohën e lidershipit të Berishës. Koktejle molotovesh gjuheshin mbrëmë drejt policëve, u kërkua kanosja e perimetrit të kryeministrisë, pa u kalkuluar se para së gjithash, rrezikohej jeta e mbarëvajtësve të rendit publik, bashkatdhetarëve tanë, qytetarëve të kësaj republike, që asgjë borxh s’i kanë as Sali Berishës, as idhtarëve të tij, e as çetës së komanduar. Në kushtet e gjëmës së një partie të katandisur, ka një zgjidhje.

Lexo edhe :  Një komedi e shfaqur publikisht sot nga Sali Berisha

Aty ku ka vullnet, ka rrugë, sado të mjegullta qofshin, përpjekja e afron diellin, ngroh shpresën! Në sofrën e PD-së ka një eksponente politike, e vetmja nuancë, që frymëzon idealin e një tabloje si ajo e Navalny-t. Majlinda Bregu, ish-ministre e integrimit, e spikatur për arritjet e saj në europianizimin e vendit, me një background intelektual të pashoq në PD dhe investim vetjak të vijueshëm, e guximshme për mosmiratimin publik të Bashës, dëshmoi se ka edhe karakter politik kur s’shërbeu si marionetë e kryetarit Lulzim. Bregu, një figurë absolutisht e denjë për të mos lejuar përbaltjen e faktorit shqiptar nga diplomacia dhe gjeopolitika ndërkombëtare, si dhe për t’i dhënë mjaftueshëm kredibilitet përfaqësimit kombëtar. Majlinda Bregu, e ardhmja e pakompromistë e PD-së!

E keqardhur të dëshmoj se fajtori real për kaosin dhe regresin e Shqipërisë, është një dhe i vetëm, populli ynë! Të gjithë ne, publiku entuziast i ulur këmbëkryq e vigjilent për të reaguar në fraksion sekondi ndaj show-ve të promovimit të injorancës, njerëzve të hiçgjë-së, legjitimojmë me vetëdijen e pavetëdijshme, udhën pa krye të destinacionit social, ekonomik, shëndetësor, infrastrukturor, arsimor e zhvillimor të vendit.

Gjithsesi, ne s’ngurojmë të gjejmë zgjidhje edhe kur jemi asgjëkundi e kuptojmë asgjësendi, sekuestrimi i pashaportave të mjekëve mjafton, sepse ata duhet të jenë me pahir, të ngujuarit e seleksionuar nga aksioni i kastit të qytetarëve, spektatorëve me telekomandë në njërën dorë për të ndjekur skenare televizive primitive, e me telefon në tjetrën dorë për të gjetur zgjidhjen e problemeve të munguara, si dhe sehir korrupsionit!

Në asnjë perceptim populist, në epokën e demokracisë moderne, s’do përpilohej rezistenca, protesta, qëndresa e Navalny-t kundër regjimit më të pamëshirshëm të kohës. Leksioni i tij dhe familjes, e cila u përbetua për mosbraktisje të kauzës, janë direktiva të përtej jetës, të cilat ne nuk i aplikojmë, por së paku le t’i analizojmë, përvetësojmë, përqafojmë!

Mosbindje civile është parrulla e gjithhershme, që kurrë s’fertilizoi një Navalny, sepse hero s’është hajduti, as përfituesi, as abuzuesi, as autori i tenderave, as pagëzuesi i koncesioneve e as tradhëtari i kombit. Faleminderit Alexei Navalny, për heroizmin, dashurinë për atdheun, kauzën që jetësove, parimet që s’devijove, idealizm.

Të fundit

6 këshilla si të mbrohemi gjatë ditëve të nxehta të verës

Europa dhe vendi ynë po përjetojnë ditët më të nxehta të vitit deri më tani, prandaj kujdesi për shëndetin...

“Amerika ka lidhje me Shqipërinë për arsye gjeopolitike, Ballkani dhe Rusia…”

Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndikimi historik i fuqive të mëdha dhe sfidat gjeopolitike në rajon, ishin në qendër të...

“Futbolli do të të kujtojë gjithmonë”, fjalët e Arne Slot për Diogo Jota përlotin botën

Arne Slot, trajneri i Liverpoolit, i shprehu ngushëllime familjes së sulmuesit Diego Jota, i cili ndërroi jetë këtë të enjte, nga një aksident tragjik....

Liverpool thyen rregullin e Premier League, ja vendimi i madh në nder të Diogo Jotas

Liverpool konfirmoi sot se fanella e portugezit do të “pensionohet përjetë”, një vendim emocional që tekniko-ligjërisht bie ndesh me rregullat e Premier League, e...

Debate për ligjin e Trump, Dhoma e Përfaqësuesve diskuton draftin e shpenzimeve

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka nisur diskutimet për ligjin për shpenzimet dhe taksat, i hartuar nga administrata e Donald Trump e...

Lajme të tjera

Web TV