Rrezikon 175 vite burg, sot vendoset fati i Julian Assange themeluesit të Wikileaks

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Themeluesi i Wikileaks kërkon të pengojë ekstradimin në SHBA në një procedurë të fundit gjyqësore në Britaninë e Madhe. Nuk dihet, nëse gjyqtarët në Londër do të japin pëlqimin për këtë.

Këtë të mërkurë kalon në ditën e dytë procesi juridik vendimtar për ekstradimin ose jo të e themeleuesit të Wikileaks, Julian Assange në SHBA. Pasi të martën avokatët paraqitën argumentet e tyre para Gjykatës së Lartë, në Londër, të mërkurën e ka radhën pala kundërshtare amerikane. Nuk dihet, se kur merret vendimi. Pritet që vendimi të mos jepet menjëherë pas ditës së dytë të seancës dëgjimore.

Për Julian Assange seanca dyditore është mundësia e fundit para gjykatave britanike për të penguar ekstradimin në SHBA . Ai shpreson në një proces juridik të plotë. Nëse Assange dështon në këtë proces, merr fund rruga ligjore në Britaninë e Madhe. Atëherë mbetet për të mundësia e daljes para Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg. Por bashkëshortja, Stella Assange trembet, se ai brenda pak ditësh mund të dërgohet në SHBA. Ajo paralajmëron, se Assange mund të kryejë vetëvrasje.

Avokatët e Assange: Hakmarrje e Uashingtonit

Australiani, Julian Assange kërcënohet nga 175 vite burg. Qeveria amerikane kërkon t’i bëjë atij procesin gjyqësor në SHBA. Uashingtoni e akuzon Assange, se së bashku me investiguesen tjetër, Chelsea Manning vodhën dokumente sekrete nga misionet ushtarake amerikane në Irak dhe Afganistan, i publikuan ato duke rrezikuar jetën e informantëve amerikanë. Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, Mathew Miller nuk u shpreh të martën për rastin Assange drejtpërdrejt. I pyetur nga një reporter, nëse Assange është gazetar, ai tha, se “nuk është punë legjitime gazetareske” që të “hakerosh diku për të vjedhur informacione shtetërore”, ose të ndihmosh për këtë. E mbështesim punën e shtypit të lirë kudo në botë, tha Miller.

Lexo edhe :  Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë: Po bëhen përgatitjet për takimin Putin-Zelensky

Nga ana e tyre, avokatët e Assange shohin në përndjekjen e themeluesit të Wikileaks një veprim hakmarrës të Uashingtonit, sepse Wikileaks bëri publikime për krime lufte. Për lirimin e Julian Assange angazhohen organizata për lirinë e shtypit e të drejtat e njeriut në të gjithë botën./DW

Të fundit

Bisedat tuaja me inteligjencën artificiale shfaqen në Google

Më shumë se 370 mijë biseda nga Grok janë shfaqur në rezultatet e kërkimit në Google pa dijeninë apo...

WhatsApp po përgatit një funksion të ri

Muajin e kaluar dëgjuam se WhatsApp po zhvillon një funksion që i lejon përdoruesit të vendosin kujtesa për thirrjet e humbura, dhe tani kemi...

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes, raporton përditësimin e fundit

Sipas informacioneve të ndara nga Ministria e Mbrojtjes lidhur me situatën e zjarreve në vend, mësohet se janë evidentuar 10 vatra zjarri. Falë ndërhyrjes është...

Shërbimi informativ gjerman sjell video-lojën: Bëhu spiun

Shërbimi informativ gjerman, BND dëshiron ta bëjë punën e spiunit më tërheqëse përmes një video-loje kompjuterike. Në panairin e lojërave Gamescom në Koln, BND-ja...

“Luftë” deklaratash në BE mbi forcën paqeruajtëse në Ukrainë

Ndërsa mbetet e paqartë nëse do të ketë përparim drejt paqes në Ukrainë, çështja e garancive të sigurisë dhe vendosja e trupave po e...

Lajme të tjera

Web TV