Tension me Myftiun te xhamia “Dine Hoxha”/ Ahmed Kalaja: 4-5 veta s’përfaqësojnë xhaminë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grup prej 4-5 personash kundërshtuan mbrëmë praninë e Myftiut të Tiranës në xhaminë “Dine Hoxha” në një aktivitet rutinë, të njoftuar më herët edhe nga imami Ahmed Kalaja, i cili kishte organizuar pritjen në xhami.

Siç duket edhe nga videot e shpërndara në rrjetet sociale, pas fjalës së tij, imami Kalaja ka ftuar Myftiun Lauren Luli që të flasë për besimtarët e pranishëm, por pak sekonda më pas janë ngritur një grup personash duke kërkuar largimin e Lulit me argumentin se KMSH nuk i përfaqëson ata duke kërkuar një komunitet tjetër.

Situata ka agravuar edhe më tej ku grupi në fjalë, i cili u identifikua më pas nga Kalaja se nuk ishin pjesë e asaj xhamie, kërkoi me ngulm largimin e Lulit.

Pas ndërhyrjes së imamit Kalaja dhe besimtarëve që ishin të pranishëm, situata u qetësua duke vijuar më tej me aktivitetin.

Pas ngjarjes, Kalaja tha se xhamitë nuk janë vendi ku mund të diskutohen problemet personale që besimtarët mund të kenë me KMSH, pasi sipas tij këto duhen ndjekur në institucione të tjera.

Ne jemi mbledhur këtu për të folur për Zotin, namazin dhe besimin. Kush do të zgjidhë problemet e veta me KMSH, le t’i zgjidhë përmes ligjit dhe institucioneve të shtetit shqiptar, jo këtu. 4-5 veta nuk përfaqësojnë as imamin e as xhematin (besimtarët). Imami fton dikë në besën e vet dhe besimtarët duhet t’i binden imamit të tij”, tha Kalaja duke i kërkuar falje të pranishmëve për çfarë ndodhi.

Pas ngjarjes, besimtarët janë ndjerë të irrituar me çfarë ndodhi duke shprehur shqetësim për ndikimin e shteteve të tjera në çështjet e brendshme të bësimtarëve shqiptarë, nisur edhe nga fakti se grupi në fjalë nuk ishin pjesë e xhamisë dhe njihen mes myslimanëve si përfaqësues të një agjende të caktuar me ndikim nga jashtë.

Të fundit

OBSH-ja i kërkon Kinës të tregojë të dhënat origjinale për koronavirusin

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka bërë sërish thirrje Kinës që t’i ndajë të dhënat që ka për...

‘Cila të jetë vallë? Ronela Hajati: Për një këngë nëna nuk më ka folur gjashtë muaj

Ronela Hajati ka qenë e ftuar në “Podcasti Flet” me Ilnisa Agollin, ku ka folur më shumë rreth jetës dhe karrierës profesionale. Artistja  shquhet...

Shqipëria do të blejë pronë në Bruksel/Do shërbejë si seli e misionit shqiptar pranë BE!

Shqipëria do të blejë një pronë në Bruksel që do të shërbejë si seli e Misionit shqiptar pranë Bashkimit Europian. Vendimi është marr sot në...

Kreu i KQZ zbulon si do votojë diaspora në 11 maj: Ja procedurat që duhen ndjekur

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka zbuluar se në ç’fazë janë përgatitjet dhe si do të duhet të votojnë emigrantët shqiptarë...

“Nga izolimi i Berishës te arrestimi i Ilir Metës”/ SPAK protagonist i vitit në Shqipëri

Në Shqipëri, Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, SPAK, ishte dhe gjatë vitit 2024 protagonist i zhvillimeve në vend, me një...

Lajme të tjera

Web TV