Përmbledhje e rastit të gjyshes dhe babait që abuzonin me djalin e mitur në TikTok

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Dje, 67-vjeçarja Natasha Rombula dhe djali i saj, Armando Kumaraku, 44 vjeç janë arrestuar nga policia, për shkak se shfrytëzonin djalin e mitur të Armandos për klikime në TikTok. Të dy ata e nxisnin të miturin 10-vjeçar të fyente njerëzit në TikTok, përfshirë edhe nënën e tij biologjike. Fjalët denigruese dhe banale përdoreshin gjithashtu edhe nga gjyshja e nga i ati.

Të dy, nënë e bir, dilnin live në TikTok dhe ofendonin me fjalë banale, duke përfshirë nëpër video dhe situata të ndryshme edhe nipin e mitur.

Si ndodhi arrestimi?

Nëna e djalit dhe ish-gruaja e Armandos, shtetësja me inicialet E.A kallëzoi ish-vjehrrën dhe ish-bashkëshortin në dhjetor të vitit 2023 në policinë e qytetit, për përdorimin e të birit për të marrë më shumë klikime në TikTok.

Ata u akuzuan pikërisht se kanë përdorur të miturin në rrjetin social TikTok për të marrë më shumë klikime dhe shikueshmëri dhe në fakt, mjafton të klikojmë në llogarinë e Natashës në rrjetet sociale, për të parë një numër të madh videosh ku nipi shkonte nëpër vende të ndryshme dhe shante pa kriter, i nxitur nga i ati dhe gjyshja, të cilët, edhe vetë, në shumë raste dilnin live në TikTok për të ofenduar gruan që i denoncoi.

Një përmbledhje e rastit të gjyshes dhe babait që abuzonin

Ku e kemi parë më parë Natashën?

Natasha mund t’ju jetë dukur si një portret i parë. Në fakt, më 19 mars 2017 në rubrikën “Ka një mesazh për ty” tek “E Diela Shqiptare”. Nëna e djalit, asokohe në prag divorci me Armandon, bëri me dije se i shoqi dhe vjehrra nuk e lejonin të takohej me të birin.

Më 26 mars të atij viti, Natasha dhe gruaja u përballën në një putantë të emisionit dhe dhanë versione të ndryshme mbi çështjen. Natasha thoshte se e ëma e djalit nuk ishte e zonja të kujdesej për nipin: “Unë nuk ia lë se ajo është e papërgjegjshme. Vetë mamaja e saj më ka thënë se nuk ka besim tek ajo, as për të larë e për të shpëlarë, për të hekurosur, si mund të kem unë besim për t’i lënë nipin tim?”shprehej e nxehur Natasha asokohe.

Ndërkohë, e ëma e djalit thoshte se vjehrra e saj po e edukonte keq të birin dhe po e mbushte me mllef kundrejt së ëmës. Edhe pse ato u përballën disa herë, sërish nuk mundën të gjenin një rrugë të mesme.

 

Të fundit

Djegia e flamurit shqiptar, Spahiu: U përdhos atje ku ka urrejtje për ne

Një video që tregon disa të rinj teksa shkelin dhe kalojnë me makinë mbi flamurin shqiptar të hedhur në...

“Zjarrfikësja nuk kishte ujë”, flasin banorët e Delvinës

Banorë të fshatrave Senicë, Vergo dhe Palavli kanë folur mbi situatën e zjarrit në Delvinë, pasojat që ka lënë pas dhe ndërhyrjen nga autoritetet. “Unë...

Flet pronarja e shtëpisë së djegur: Do flemë në qiell të hapur, kush do mendojë për ne?

Ana Duka është një banore e fshatit Kopaçëz të Delvinës, që është prekur nga zjarret shkatërrimtare. Disa orë pasi u detyruan të evakuoheshin nga shtëpia...

Zbulohet plani që do përmbyste qeverinë në Beograd

Serbia ëshë tronditur nga zbulimi i një plani për të përmbysur qeverinë dhe për të bërë një ndryshim me forcë të pushtetit. Prokuroria e...

Akt heroik i policëve në Delvinë, shpëtojnë fëmijën 10 vjeç

Një akt heroik është shënuar në fshatin Kopaçëz të Delvinës, ku dy efektivë policie kanë rrezikuar jetën për të shpëtuar një fëmijë 10-vjeçar dhe...

Lajme të tjera

Web TV