Sekuestrohen mijëra euro e paund të padeklaruara, arrestohen 4 persona

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia Kufitare ka arrestuar 4 shtetas, si dhe janë proceduar penalisht 3 të tjerë, pasi nga kontrollet në 4 pika të kalimit, janë evidentuar dhe goditur 3 raste të mosdeklarimit të parave ose mallrave.

Policia bën me dije se janë sekuestruar 20 285 euro, 15 000 paund dhe 1490 paketa me cigare. Si rezultat i kontrolle, janë vënë në pranga 3 shtetas të shpallur në kërkim për krime kundër personit dhe për falsifikim.

Njoftimi i policisë:

Në hyrje, u arrestua shtetasi rumun A. C., 48 vjeç dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për bashkëjetuesen e tij, shtetasen rumune F. B., 45 vjeçe, pasi nga kontrollet në valixhet e tyre, u gjetën 1490 paketa me cigare, të cilat nuk i kishin deklaruar te shërbimet e pkk-së.

Në hyrje, nga kontrolli fizik, shtetasit grek K. K., 48 vjeç, banues në Londër, iu gjetën 15 000 paund dhe 570 euro, të padeklaruara. Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për 48-vjeçarin dhe u sekuestruan shumat e parave.

Në hyrje, pas intervistimeve dhe verifikimeve të kryera në koordinim me Policinë e Durrësit, u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim Rigels Dacaj, 31 vjeç, banues në Durrës. 31-vjeçari, i deportuar nga Spanja pasi kishte kryer dënimin atje, për vjedhje, është i dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 3 muaj burgim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Port, Durrës/Në dalje, nga kontrollet fizike dhe në automjetin tip “Iveco” që drejtonte, shtetasit H. N. iu gjetën 19 715 euro të padeklaruara. Në vijim të veprimeve procedurale nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetas dhe u sekuestrua shuma e parave;

Lexo edhe :  Dyshohet se dhunuan 14-vjeçarin, hetohen penalisht 3 punonjësit e policisë

Hani i Hotit/Në hyrje, pas intervistimeve dhe verifikimeve të kryera në koordinim me Policinë e Durrësit, u ndalua shtetasja kosovare e shpallur në kërkim Ardita Avdiu, 49 vjeçe, pasi është e dënuar nga Gjykata e Durrësit, me 6 muaj burgim për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”;

Morinë/Në hyrje, pas intervistimeve dhe verifikimeve të kryera në koordinim me Policinë e Beratit, u ndalua shtetasi kosovar i shpallur në kërkim për veprën penale “Kanosja”, V. M., 32 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan prokurorive kompetente të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme./O.S

Të fundit

“Berisha nuk është kot në politikë prej kaq vitesh”/ Deputeti demokrat zbulon prapaskenat

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Tomor Alizoti, i ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News24,...

Fitimet e Tesla bien me 71 për qind

Fitimet e Tesla ranë me 71 për qind gjatë tre muajve të parë të këtij viti, sipas një njoftimi mbi të ardhurat të publikuar...

Grusht shteti me buzëkuq…dënohet me 14 vite mbështetësja e Bolsonaros

Një grua në Brazil është dënuar me 14 vjet burg pasi shkroi një mesazh fyes me buzëkuq në një statujë gjatë trazirave në Brasilia...

Pique nuk heq dorë nga “avazi”!/ Pas Shakirës tradhton edhe Clara Chia-n

Ish-futbollisti i klubit të futbollit katalanas “Barcelona” dhe ish-bashkëshorti i këngëtares Shakira, Gerard Pique, është ndarë me të dashurën e tij Clara Chia Marti. Lajmi...

Trump kritikon Putinin pas takimit ‘historik’ me Zelenskyn në Vatikan

Donald Trump kritikoi publikisht presidentin rus Vladimir Putin pas një takimi “potencialisht historik” me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, zhvilluar në Vatikan përpara funeralit të...

Lajme të tjera

Web TV