I mori 400 mijë lekë qytetarit/Arrestohet 34-vjeçarja që shtirej si punonjëse e Kadastrës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një 34-vjeçare është vënë në prangat e policisë ditën e sotme në Tiranë, pasi akuzohet se ka mashtruar një qytetar duke iu prezantuar si punonjëse e Kadastrës dhe se do t’i legalizonte pronën.

Mësohet se e arrestuara  Malvina Koçi, e cila u kap në flagrancë teksa i merrte të dëmtuarit, shumën 450 000 lekë. Policia ka mundur të sekuestrojë shumën e parave, një makinë ‘Audi’ dhe 2 celularë. Ndërkohë është shpallur në kërkim një 41-vjeçar, i cili dyshohet se ka bashkëpunuar me të renë për të mashtruar qytetarin.

“Si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, për dokumentimin me prova ligjore të një rasti mashtrimi me pasoja të rënda, që kryhej nëpërmjet përvetësimit të padrejtë të detyrës si punonjëse në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, u finalizua operacioni policor i koduar “Premtimi”, në kuadër të të cilit u vu në pranga shtetasja M. K., 34 vjeçe, banuese në Tiranë.

Gjatë periudhës hetimore u provua se 34-vjeçarja e arrestuar në flagrancë ndërkohë që i merrte të dëmtuarit, shumën 450 000 lekë, e kishte mashtruar këtë shtetas se ishte punonjëse e Kadastrës, si dhe se do t’i legalizonte dhe regjistronte, pronësinë mbi një objekt.

Ndërkohë, vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë rast.”, thuhet në njoftimin e policisë./O.S

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV